Dëgjesat - Rama bën për “dush të ftohtë” drejtorin e ALUIZNI-t Berat
17/07/2017 - 22:53

Ndryshe nga qytetet e tjera, diskutimet e Ramës me qytetarët në Berat nuk kanë mbetur vetëm në kuadrin e dëgjesave. Një shqetësim i ngritur nga një grua e pranishme në takim lidhur me legalizimin ka marrë “zgjidhjen” e menjehërshme të Ramës.

Duke shfrytëzuar dhe praninë e kreut të ALUIZNI-t Berat, kreu i qeverisë nuk ia përtoi t’i jepte ultimatum sy më sy, përballë qytetarëve, që nëse nuk i jepte tapinë nesër gruas, të linte zyrën.

Qytetarja: “Kam 5 vjet që kërkoj certifikatën e pronësisë dhe nuk ma japin. Kam bërë dhe legalizimin dhe më sorollasin”, deklaroi qytetarja.

Rama: “Nesër, ose ajo merr tapinë, ose ti largohesh nga zyra! Meqë the se është problem i zgjidhur. Tapinë asaj, ose jep dorëheqjen”.

Për më shumë shihni videon…

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
U kapën me 200 mijë paund kokainë, 20 vjet burg për tre shqiptarë

Close