Dëgjesat në Berat - Qytetari, Ramës: Ti je timonieri, shkundi Ministrat, të shtunë e të dielë me çizme
17/07/2017 - 20:28

Kryeministri Edi Rama e zhvendosi këtë pasdite turin e tij të dëgjesave me qytetarët në Berat.

Gjatë takimit një banor i Lapardhasë ngriti shqetësimet për mungesën e ujit të pijshëm prej 27 vitesh në këtë fshat, vaditjen,  problemet me legalizimet, administratën, hipotekën etj.

Porosia e tij për Ramën ishte e qartë: Ti je timonieri, shkundi Ministrat e deputetët, të jenë pranë qytetarëve.

Qytetari: Problemi i parë është se kemi 27 vjet pa ujë të pijshëm. Kanë qenë titullarë të PS kryetarë komune dhe nuk kanë vënë dorë fare. Është bërë investim në ujë 100 mln lejkë dhe drejtori i Ujësjellësit nuk e ka marrë në inventar, ku vajtën lekët?Është pompa, është depo lart në ullishte dhe nuk vihen në funksionim.Problem tjetër është se duhet bërë reformë e ujit.Lapardhaja dikur ka qenë hambar i Shqipërisë dhe sot mbi 80% e fushave janë pa vaditje. Sa i përket punës suaj, reformat spektakolare që keni bërë ju kanë dhënë shpresë njerëzve dhe kjo ka qenë arsyeja pse keni marrë votat.

Po ta marrësh hakun, në Lapardha nuk është hedhur një gur këto katër vjet. Keni hedhur për qytetin jam dakord, i keni dhënë bukuri të veçantë Beratit. Sa i përket reformës në administratë, lë për të dëshiruar. Në fshatin tim legalizimet nuk janë bërë as 10%. Seç na thuhet hartë vektoriale, unë nuk e marr vesh. Fola njëherë me atë që ka bërë auditin e ALUIZNI-t, më tha Berati është nga qarqet më dobëta për legalizimin. Kam besim tek ju që duhet të zgjidhet.Populli thotë nuk bëhet se do lekë.Hipoteka është bërë gangrenë. Fakti tregon se janë ndërruar dhe Drejtorë. Është turp i madh.Ka ndodhur që kanë paguar paratë tek Hipoteka dhe u kanë thënë nuk ekziston.

Drejtorët në Berat janë bërë “pashallarë”. Edhe deputetët e parë nuk kanë qenë afër njerëzve. Deputetët të kenë një zyrë që të mos rrijë mbyllur, të shtunë dhe të dielë njerëzit të sqarohen. Do të zbatosh ligjin, ti je i pari, shkundi Ministrat. Të shtunë dhe të dielë të jenë me çizme në bazë të dikastereve që mbulojnë.Ti je timonieri, kam besim që ti e ke këtë guxim për ta bërë. Kam dhe një propozim, Klosin as nuk e njoh dhe as më njeh, kam dëshirë të jetë anëtar i qeverisë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Trade with foreign countries, INSTAT: Exports of construction materials and metals increased

Close