Qumështi me aflatoksinë? Konfindustria: Betejë për tregjet
03/03/2013, 13:38
" frameborder="0" allowfullscreen>

Konfindustria, e konsideron një betejë për tregjet debatin e fundit lidhur me nivelin e aflatoksinës në qumështin e disa prej kompanive vendase.

Për këtë ngjarje administratori i konfindustrisë Gjergj Buxhuku u shpreh se kjo tymnajë mediatike vjen si pasojë e mosprofesionalizmit institucional në Shqipëri dhe Kosovë.

Gjithashtu Buxhuku hodhi akuza ndaj partive politike të cilat e përdorën këtë rast për arsye politike.

Konfindustria vlerëson se pasojat e konkurrencës dhe mosprofesionalizmit të institucioneve në të dyja vendet janë të rënda për prodhimin vendor, duke i hapur rrugë kështu prodhimit të huaj dhe pengimin e krijimit të tregut të përbashkët mbarëkombëtar.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Current ye@r *