Qeveria vendim për apartamentet pa hipoteka, përfitojnë 30 mijë familje
11/01/2017 - 13:41

Qeveria nxjerr një vendim sipas të cilit rregullon marrjen e hipotekës për pronarë të apartamenteve të cilët e kanë blerë por nuk kanë mundur të marrin dokumentin e hipotekës deri tani për shkak se ndërtuesit nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre ligjore.

Janë rreth 30 mijë familje në Shqipëri që jo për faj të tyre nuk kanë mundur të marrin hipotekën e pronës ku jetojnë.

Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni duke njoftuar për vendimin e marrë tha se në të gjithë vendin numërohen 1320 pallate që preken nga ky vendim, 700 janë në territorin e bashkisë së Tiranës.

Sipas saj me këtë vendim rregullohet e drejta e individëve që kanë blerë pronën dhe nga ana tjetër synohet vjelja e të gjithë detyrimeve financiare nga ndërtuesit e investitorët

Eglantina Gjermeni: “Këto familje edhe pse e kanë blerë pronën në mirëbesim nuk janë bërë dot pronarë për shkak të mos përmbushjes së detyrimeve ligjore nga ana e ndërtuesve. Qytetarët që kanë shlyer detyrimet e tyre financiare ndaj ndërtuesve të pallateve nuk mund të penalizohen. Vendimi i miratuar sot nga qeveria i jep zgjidhje përfundimtare dhe bën të mundur legalizimin e pronave nga këto familje. Rregullohet e drejta e individëve që kanë blerë pronën dhe nga ana tjetër synohet vjelja e të gjithë detyrimeve financiare nga ndërtuesit e investitorët”

Pr/vendimi

Këshilli i Ministrave miratoi sot projektvendimin “Për përcaktimin e rregullave të legalizimit të objekteve me leje ndërtimi, në të cilat janë kryer shtesa anësore ose në lartësi ose ndryshime të funksionit të hapësirave dhe të objekteve shumëkatëshe pa leje, të destinuara për kalimin e së drejtës së pronësisë apo qiradhënien”.

Ky projektvendim u hartua nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe ALUIZNI, në zbatim te neneve 36 dhe 43/1 të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar.

 

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Shtëpia parajsore!

Close