Direktiva e Mbrojtjes - Qendër trajnimi për luftëtarët e huaj në Shqipëri
10/01/2017 - 18:30

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar ngritjen e një qendre trajnimi për luftëtarët e huaj në Shqipëri. Vetë ministrja Mimi Kodheli ka prezantuar Direktivën e Mbrojtjes 2017 ku u kërkoi të gjitha strukturave të angazhohen për të zbatuar detyrimet dhe prioritetet.

Një qendër për trajnimin e luftëtarëve të huaj do të ngrihet në Shqipëri. Kjo është bërë e ditur nga Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli gjatë prezantimit të Direktivës së Mbrojtjes 2017, ku po ashtu përfshihen edhe disa pika të tjera të rëndësishme.

Kodheli: Prioriteti i bashkëpunimit me NATO të jetë ngritja dhe akreditimi i qendrës së ekselencës për luftëtarët e huaj.  Sikurse aleanca aplikon qasjen gjithëpërfshirëse në angazhimin e saj dhe fokusi i bashkëpunimit civilo-ushtarakë të jetë në rritje të efektivitetit të komunikimit strategjik dhe bashkëpunimit me pushtetin qëndror dhe lokal, organizatat  jo qeveritare dhe median.

Kodheli u kërkoi të gjitha strukturave ushtarake që të marrin masa për të zbatuar me përpikmëri detyrimet që lindin nga kjo direktivë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
City hall’s investments, Mayor inspected work for construction of 23rd playground

Close