Nisin hetimet - Qëlloi me thikë 30-vjeçarin, arrestohet i riu nga Shijaku
17/07/2017 - 10:13

Një 27-vjeçar nga Shijaku është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të vrasë me thikë një person. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në një lokal në lagjen 12.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Mariglen Berahi 27 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj, Shijak. Më datë 16.07.2017, në një lokal në lagjen Nr.12, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me thikë, duke e goditur në trup shtetasin E.R. 30 vjeç, banues në Durrës”, sqaron policia.

Për pasojë, i dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vrasja me dashje”e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 76, 22 të Kodit Penal.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Shtëpia parajsore!

Close