Lezhë - Qëllon me automatik në ajër, arrestohet 27-vjeçari
13/08/2017 - 16:01

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës pasi qëlloi me automatk në ajër. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Lalm.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe kosntatosi shtetasi Dritan Ndreca, 27 vjeç,   në ambientet e jashtme të banesës së tij, ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë.

Në cilësinë e proves materiale iu sekuestrua 1 armë zjarri automatik , 79 fishekë dhe 2 krehëra.

Në vijim të hetimit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dritan Ndreca, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” parashikuar nga neni 278/4 dhe 274 të Kodit Penal.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close