Tiranë - Qëllohet me armë zjarri një person pranë Kinostudios
20/03/2017 - 20:49

Një shtetas është qëlluar me armë zjarri rreth orës 20:20 minuta të mbrëmjes së sotme në zonën e Kinostudios.

Policia e Tiranës sqaron paraprakisht dy persona të pa identifikuar dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në krah shtetasin me iniciale E.D, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake dyshohet se është përdorur një armë zjarri e kalibrit të vogël.  Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në foto: Pamje nga vendi ku ndodhi plagosja

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Lista Serbe pret nga partitë shqiptare t’i bëjnë 51 vota për të siguruar votën e tyre

Close