Çmimet - ‘Pushime të kripura’ në jug, Andoni: Prej 1 korrikut, dyfish më shtrenjtë
17/07/2017 - 22:13

Shqipëria duket se nuk është konkurese me fqinjët sa i takon turizmit jo vetëm për cilësinë e shërbimit,  por edhe çmimet.

Zëvendëskryeredaktori i Javanews.al, Ben Andoni, në Tonight Ilva Tare tha se në të gjithë jugun e vendit që prej 1 korrikut ka dyfishim të paketës së çmimeve nga ajo që ishte deri me 30 qershor.

Edhe Ralf Gjoni duke sjellë eksperiencën e tij të këtij viti në Greqi, tha se pushimet u kushtuan më lirë se të njëjtën periudhë të viteve paraardhëse në Shqipëri.

Ndërsa Jonila Godole, pedagoge ne Universitetin e Tiranes vlerëson se turizmi ashtu si çdo fushë tjetër është i sajuar.

Andoni: Është shumë problem që në ekzekutivin shqiptar nuk ka Ministri me atribute apostafat për turizmin. Gjëja që është më shqetësues dhe unë bashkohem me Ralfin​, Shqipëria edhe sot e kësaj dite sezonin megjithëse ne promovojmë që në maj, sezoni është fillimi i korrikut dhe mbarimi i gushtit.Vinë dhe më përpara. Në gjithë jugun, në Dhërmi ishte çudi shumë e madhe që deri në datën 30 qershor kishte një pakletë çmimesh dhe fill në datën 1 korrik dyfishohen menjëherë. Janë piku i sezonit por jo dyfishim çmimesh, ka një lloj shkallëzimi.

Gjoni: Në Greqi ne na ra shumë herë më lirë sesa pushimet qe kemi bërë në Shqipëri në vitet paardhëse, në të njëjtën periudhë. Më lirë, më beso.

Godole: Është një turizëm i sajuar prejh 20 e ca vite, pa strategji të qartë. Duke hapur hotele secili që ka bërë dy lekë. Nuk e di nëse është më lirë në Greqi, por të paktën je më i qetë do kesh ujë dhe drita.Si çdo fushë tjetër edhe turizmi vazhdon të jetë e njëjta siç ka qenë.E shoh tek lloji i turistëve që vinë.

/Oranews.tv/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
ALUIZNI i vë shtëpinë në emër të vëllait, BOOM zgjidh problemin

Close