Kronikë - Publikohet videoja e re e atentatit tek “Komuna e Parisit”
06/08/2017 - 13:28

Policia ka publikuar videon e atentatit te “Komuna e Parisit” ku mbeti i plagosur Mariglen Hoxha, ose i njohur si Lorenc Hoxha. 

Në video  duket qartë se nga makina BMW X5 dalin tre persona dhe i aforhen objektivit në kryqëzim tek Komuna e Parisit. Më pas Dejvi Rustemaj nga dera e pasagjerit të makinës së bardhë qëllon me armë Lorenc Hoxhën.

Më pas shihet se makina ku po udhëtonte Mariglen ose Lorenc Hoxha largohet, edhe pse i ai ishte i plagosur. 

Autorët të cilët u arrestuan sot, u larguan, por gjatë rrugës u ndoqën dhe u filmuan nga një tjetër person që udhëtonte me makinë.

Të arrestuarit janë: 

– Dejvis Rrustemaj,( në rolin e ekzekutorit ), 27 vjeç, banues në Tiranë.

– Klajdi Kodra, ( në rolin e bashkëpuntorit ), 27 vjeç, banues në Tiranë.

– Igler Qose, ( në rolin e bashkëpunëtorit) 26 vjeç, banues në Bulqizë.

– Ardit Xheferri, ( përkrahës i autorit të krimit), 31 vjeç, banues në Tiranë.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Arkapia nga Elsa Demo – “Arkivi i Filmit, shteti kundër vetes”

Close