PS regjistrohet zyrtarisht në KQZ për zgjedhjet e 18 qershorit
20/03/2017 - 16:47

Partia Socialiste është regjistruar zyrtarisht pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me votimet e 18 qershorit, ndërsa sot janë regjistruar edhe 5 parti të tjera, kryesisht të majta. Me anë të një njoftimi, KQZ-ja bën me dije regjistrimin e disa partive politike si më poshtë:

  1. Partia Socialiste të Shqipërisë
  2. Partia Emigracioni Shqiptar
  3. Partia Centriste Mirëqënies Popullore Shqiptare
  4. Partia Socialdemokrate të Shqipërisë
  5. Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar
  6. Partia e Punës së Shqipërisë

Regjistrimi vjen ndërkohë që partitë opozitare të kryesuara nga Partia Demokratike kanë paralajmëruar se nuk do të regjistrohen pa u plotësuar më parë kërkesa e tyre për qeveri teknike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi shtyrjen për në mbledhjen e ardhshme, të vendimmarrjes për projekt-vendimin, “Për miratimin e raportit vjetor për veprimtarinë e KQZ-së për vitin 2016, që do t’i paraqitet Kuvendit të Shqipërisë”.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Lista Serbe pret nga partitë shqiptare t’i bëjnë 51 vota për të siguruar votën e tyre

Close