Tonight Ilva Tare - PS-LSI përplasen për turizmin, Gjoni: Kaotik; Rama: Nuk u nxi këto dy javë
17/07/2017 - 21:30

Situata në të cilën ndodhen turizmi në vendin tonë përplasi në qëndrime këshilltarin e Ministres së Ekonomisë dhe Turizmit Alborent Rama me kryetarin e komisionit që përgatiti platformën e turizmit për LSI Ralf Gjoni.

Në studion e “Tonight Ilva Tare”, Gjoni tha se prej dy dekadash kemi një turizëm kaotik si pasojë e mungesës së vëmendjes së qeverive.

Sipas tij në Shqipëri mbizotëron tipologjia e turistit që vjen për herë të parë dhe nuk kthehet më.

Por ndryshe mendon zoti Rama.

Pjesë nga debatet

Gjoni: Ishim ca ditë në Greqi me nusen dhe vajzën familjarisht. Na ftuan ca miq, jemi kënaqur jashtë mase këtë rradhë. Kapaciteter mikëprirëse të Greqisë apo vendeve të tjera të Mesdheut, po sidomos Greqi dhe Itali janë shumë më superiore se tonat. Vlera për atë produkt që merr është shumë herë më e lartë në vedet fqinje se në Shqipëri.Nuk kemi shumë kohë në jetë për ti lodhur duke tentuar të shpresojmë që vendi ynë do të bëhet. Sektori i turizmit ka qenë shumë kaotik këto dy dekada në Shqipëri, vuan një mungesë totale profesionale e vëmendjes së shtetit. Patjetër që vuan dhe nga mungesa e kapaciteteve të sektorit privat që nuk gjendet në asnjë lloj trysnie të shtetit sa i përket standarteve që ata duhet të ofrojnë apo duhet tu përmbahen. Për këtë arsye, turisti si tipologji që ne marrim në Shqipëri është ai turisti që bën pjesë tek 4 milionëshi në vit që vinë, shpesh janë për herë të parë po nuk kthehen më. Ka statistika.

Rama: Aboslutisht që kthehen.Janë tour-operatorët që punojnë në tregje të caktuara.Ka turistë që nuk mund të përbledhin të gjithë aventurën e tyre shqiptare brenda një udhëtimi.

Gjoni: Shumë pak.

Rama: Atë nuk e dimë ne, nëse ke statistikë të detajuar?

Gjoni: Nuk po bëjmë politikë, po flasim për turizmin dhe po flet sikur Shqipëria është qëndra e botës për turizmin.

Rama: Jo.Po them që Shqipëria nuk u nxi këto dy javët e fundit.

Gjoni: Thashë dy dekada.Një nga problemet e qeverisë aktuale është se merr përsiër të marrë mëkatet e dy dekadave.Nuk ka Ministri Turizmi.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
City hall’s investments, Mayor inspected work for construction of 23rd playground

Close