PS-LSI, asnjë kusht për tre ligjet. Rama shuan zërat: Bashkimi për fitoren e së majtës
07/04/2013, 14:32
Përditesuar: 07/04/2013, 15:19
" frameborder="0" allowfullscreen>

“Koalicioni nuk ka pasur asnjë kusht, por analizë dhe reflektim për të zhvilluar Shqipërinë. 3 ligjet as nuk kanë qenë dhe as nuk janë kusht i vendosur mes nesh, tre ligjet janë pjesë e sfidës së integrimit dhe për ne qëndrojnë pjesë e kësaj sfide dhe jo të veçuar të saj”

Me këtë përgjigje direkte, Edi Rama i ka shuar vetë të gjithë zërat që flasin për një marrëveshje me LSI, të ngritur mbi kushtin e votimit të 3 ligjeve nga socialistët.

Por pavarëisht se raportet  PS – LSI po ngrihen mbi bashkëpunim, mbi disa çështje Partia Socialiste nuk diskuton, një prej tyre drejtimi prej saj i qeverisë së re, edhe pse Rama ndryshe nga herët e tjera e kurseu fjalën “unë kryeministër  ardhshëm.

“ Ne do të fitojmë zgjedhjet dhe do të qeverisim në koalicion me LSI-në dhe me forcat e tjera të koalicionit. Qeverinë do ta drejtojë forca kryesore e koalicionit, që është Partia Socialiste”, u shpreh Rama.

Misioni i Partisë Socialiste tha Rama, është zgjerimi i koalicionit të majtë, e në këtë moto ai i dërgoi këtë ftesë Aleancës Kuq e Zi:

“ Unë uroj që edhe Aleanca Kuq e Zi të jetë pjesë e këtij fronti, dhe jam shumë I dëshiruar të besoj deri në fund, që në Shqipëri nuk do të përsëritet skenari I njohur I shumë dikaturave të korrupsionit, që për ti shpëtuar fronteve opozitare, prodhojnë parti radikale kundër vetvetes, për të çoroditur votën e popullit”, tha Rama.

Deklaratat, kryesocialisti Rama i bëri në krah të Sekretarit të Përgjithshëm të Internacionales Socialiste, Luis Ajala, i cili veç vlerësimit për aleancën PS – LSI,  kujtoi rëndësinë e zgjedhjeve të lira.

Pas e shkuara, mungesa e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, ndërkohë që e gjithë bota le ta dijë se asgjë nuk do të ndodhë më pak se zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kemi sot një qeverisje koha e së cilës ka skaduar, se nuk ka premtime për të bërë dhe gjëra për të përmbushur. Nga ana tjetër keni një koalicion të ri, parti dhe lider që vijnë me program të ri, që bazohen në demokraci, që besojnë tek pushteti i njerëzve”, u shpreh Ajala.

Herët në mëngjes, Ajala ishte mysafir edhe i LSI-së ku pati një takim me kreun e kësaj force politike, Ilir Meta.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento