Polumbarët nxjerrin pas 6 orësh trupin e pajetë të 40 vjeçarit nga Fieri
11/01/2017 - 19:32

Polombarët dhe policia kanë nxjerr pas 6 orësh trupin e pa jetë të 40 vjeçarit Hajredin Xhelo i cili gjeti vdekjen mesditën e sotme në ujrat e rezervuarit teksa po provonte të kalonte mbi siperfaqen e tij të ngrirë.

Xhelo baba i 2 fëmijëve ka qënë me një shokun e tij duke rujatur delet. Ai i kish thënë shokut që do provonte të kalonte mbi sipërfaqen e ngrirë të rezervuarit.

Sapo ka ecur 3 metra nga bregu akulli është thyer dhe 40 vjeçari ka rënë ne ujrat e ftohta të rezervuarit duke gjetur vdekje.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Shqipëria, i vetmi vend që përfshin në TVSH edhe biznesin e vogël

Close