Plani i masave - Protesta e opozitës nis nesër në 12:00. Kryeministria izolon hyrjen
17/02/2017 - 12:20

Partia Demokratike ka mbledhur aleatët në selinë  PD për strategjinë që do të ndërmerret nesër në protestën e opozitës. Policia i jep leje per 4 ore, por PD s’ ka caktuar afat mbarimi. Policia e Tiranes pritet të publikojë planin e masave ndërkohë kryeministria ka izoluar hyrjen.

Policia i jep leje per 4 orë, PD s’cakton afat mbarimi – Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije për Ora News se i është dhënë leje PD-së për të zhvilluar protestën nga ora 12:00-16:00, pra katër orë

Vetë kjo parti në kërkesën e saj nuk ka  përcaktuar orarin e mbylljes së protestës por vetëm të fillimit dhe ai është ora 12:00

Policia e Tiranës, në njoftimin e saj ka paraqitur planin e masave për sigurinë e protestës. 

Rrugët që do të bllokohen dhe parkingjet:

Si rrjedhojë e këtij marshim – protestë, do të ketë bllokime të pjesshme të trafikut në segmentet rrugorë:

Kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me Bulevardin “Zhan D’Ark”, Kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me Bulevardin “Bajram Curri”.

Si dhe ndalohet parkimi dhe qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve në segmentet rrugorë:

Nga kryqëzimi i Rrugës “Myslym Shyri” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri tek kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me Rrugën “Ismail Qemali”, nga ora 12:00 deri në orën 16:00.

“Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për sigurinë e protestës. Kërkojmë bashkëpunimin organizatorëve për mbarëvajtjen e saj dhe mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve gjatë kohës së zhvillimit të protestës”, thuhet në njoftim.

Kyeministria izolon hyrjen- Policia e Tiranës së shpejti do publikoi dhe planin e masave si dhe do të  publikojë rrugët që bllokohen gjatë ditës së shtunë.

Pritet që një numër forcash policie të angazhohen për të ruajtur sigurinë ndërsa kryeministria ka mbuluar pjesën kryesore me një rrjetë të zëzë

Protestën e fundit pati dhe dëmtime të godinës së kryeministrisë ndërkohë “PD hedh poshte cdo insinuate te dale ne media me burime anonime, sikur do kete skenar per te provokuar policine” 

Basha mbledh aleatet pritet vendim i rendesishem- Ndërkohë kryetari i PD-së zhvilloi sot paradite një takim me aleatët e PD-së.  

Gazetari i Ora News​ Everest Dedaj​ raporton se takimi ka qëllim strategjine e protestes se neserme para kryeministrise. Ai tha se nuk ka ende një vendim nëse turma e protestuesve do të qëndrojë vetëm përpara kryeministrisë.

Ajo çka është sigurt, janë takimet intensive të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të dalë në fund me një skenar të qartë për protestën. Basha, gjatë ditës së nesërme do të dalë me një grup të rinjsh nga pedonalja për t’iu bashkuar protestës.

Burime të rezervuara flasin për një vendim të rëndësishëm por ende nuk dihen shumë detaje.

Gazetari i Ora News Everest Dedaj duke raportuar nga selia e PD-se.

Izolohet hyrja e kryeministrise. Shikoni si eshte sot kryeministria

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Monument për “vrasësin” e miliona njerëzve në botë!

Close