Protesta e 18 shkurtit, Ambasada amerikane apel qytetarëve të saj: Bëni kujdes
17/02/2017 - 14:27

Ambasada amerikane përcjell mesazh qytetarëve të saj amerikanë të qëndrojnë larg zonave ku do të mbahet protesta e opozitës e planifikuar të nisë nesër në orën 12:00.

Ambasada amerikane thotë se nuk ka njoftim për kërcënime specifike për shtetasit amerikanë, por se edhe pse protesta parashikohen të jenë paqësore  mund të kalojë në konfrontime prandaj bën apel për të shmangur vendet ku do të ketë grumbullime.

Këto mesazhe janë të zakonshme nga ambasada amerikane për qytetarët e saj që ndodhen në Shqipëri në raste kur ka protesta apo dhe zgjedhje.

Është parashikuar që demonstruesit të nisin grumbullimin në orën 11:00 pranë parkut Rinia, përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Do të nisë në orën 12:00 dhe do të marshojnë përgjatë bulevardit për të vijuar tek godina e kryeministrisë. Demonstrata është parashikuar të zhvillohet nga ora 12:00 në 16:00 por mund të vijojë edhe pasdite apo në mbrëmje” informon ambasada amerikane

Keshillat 

Shtetasit amerikanë duhet të qëndrojnë vigjilentë dhe të shmangin çdo demonstrim apo grumbullim

Te monitorojne mediat lokale dhe informacionet e përditësuara për planet e udhëtimeve personale dhe aktiviteteve.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
City hall’s investments, Mayor inspected work for construction of 23rd playground

Close