Arena - Presidente? Dade: Do të kisha nderin…nëse garantoja konsensusin
20/04/2017 - 22:56

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm Arta Dade thotë në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News thotë se do të kishte nderin të Presidente e re e vendit.

Dade:  Do të isha e nderuar për këtë post. Nëse do të isha personi që garantoja konsensusin, do të kisha kënaqësinë, privilegjin, normale edhe nderin për ta kryer këtë detyrë. Kjo mbetet për t’u vendosur nga kolegët e grupit. Meta dhe Rama pavarësisht se janë liderët e dy forcave politike, kanë nga një votë në Parlament. Madje, do të isha e lumtur që të kisha edhe “OK-n” nga ana e opozitës.  

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Basha mbledh me urgjencë aleatët në selinë e PD-së

Close