Operacioni në Elbasan - Premtonte punë në administratë për 500-2000 euro, arrestohet mashtruesja
17/07/2017 - 19:45

Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik dhe Financiar gjatë finalizimit me sukses të operacionit policor të koduar “Koordinatorja” vunë në pranga shtetasen K.K, 28 vjeçe  banuese  në Elbasan.

Ndalimi i saj, u bë në kuadër të një proçedimi penal, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë 14.07.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Mashtrimi”.

Sipas policisë, kjo shtetase, dyshohet të ketë mashtruar shumë persona, pasi duke u prezantuar si koordinatore e një shoqate dhe pasi merrte kontakt me njerëz të ndryshëm dyshohet ti ketë marrë 500 – 2000 euro në këmbim të një vendi pune në administratë shtetërore. 

Këtë aktivitet, dyshohet ta ketë bërë nga muaji maj 2016- mars 2017.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Lista Serbe pret nga partitë shqiptare t’i bëjnë 51 vota për të siguruar votën e tyre

Close