Shkëputja e shkëmbit - Prefektja e Vlorës: Hotelet kanë prishur strukturën e shkëmbit
12/08/2017 - 16:19

Shkaqet e shkëputjes së shkëmbit në Vlorë mund të jenë natyrore, por edhe njerëzore. Prefektja e Vlorës Etjona Hoxha në një lidhje telefonike për Ora News tha se nga ekspertët kanë informacione se ndërtimet e banesave apo hoteleve kanë prishur strukturën e shkëmbit.

Hoxha: Është herët për të evidentuar të gjitha shkaqet natyrore ose jo. Sepse ka ndërhyrje njerëzore, kemi informacione përmes specialistëve se për shkak të ndërtimeve apo hotelerisë është prishur struktura e masivit shkëmbor. Janë devijuar edhe ujërat në atë pjesë, duke e bërë më të mundshëm atë rrezik, por  situata është nën kontroll. Në ditët që do vijojnë aty ku do ketë nevojë për ndërhyjmë për të mos rrezikuar jetën e udhëtarëve apo pushuesve.   

Para një viti kemi kërkuar asistencën e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, edhe forcave xheniere shpresoj që do kemi një relacion prej szpecialistëve  dhe ndërhyrjet konkrete aty ku do gjykohen të nevojshme. 

Prefektja deklaroi se në ndihmë i kanë ardhur Emergjencat Civile, Ministria e Mbrojtjes duke bërë që qarkullimi në këtë aks të bëhej normalisht. 

Hoxha: Kemi komunikuar me qendrën operacionale të Emergjencave Civile me firmën e kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve me zjarrfikësen dhe ishin në një kohë rekord prezent në vendin e ngjarjes. U bë pastrimi i rrugës, edhe Ministria e Mbrojtjes nisi me urgjencë një grup të forcave të xhenions. Për 20 minuta ishin prezent në Vlorë dhe  prej më shumë se 45 minuta aksi është i qarkullueshëm

Hoxha tha se një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe në 2015, por është bërë një ndërhyrje në skarpatet e rrugës.

Hoxha:  Ne jem pasur një situatë thuajse të ngjashme në tetor të 2015 ku pas rënies së shirave masive në Vlorë, gjykuam me një grup sepcialistësh që të bënim një ndërhyrje në zonën dhe po me specialistë dhe forca xheniere është bërë ndërhyrja në skarpatën e rrugës me shëprthime dhe mjete të tjera për ta sistemuar si rrugë. Ai është një aks shkëmbor dhe për shkak edhe të kushteve të rënduara të motit, thatësirës apo shirave në vjeshtë dhe dimerër për të gjitha këto faktorë është bërë e rrezikshme.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close