Politika mban peng ndihmën ekonomike në Kukës, familjet e varfra marrin borxh për librat e fëmijëve
13/09/2017 - 12:00 Nga: Ervin Mehmeti

Dhjetra prindër të Kukësit janë detyruar të marrin para borxh, për të blerë tekstet shkollore për fëmijët e tyre, ndërkohë që shitja e teksteve vijon edhe tre dite pas fillimit te shkollës.

Siç thonë edhe vetë prindërit, shkak për këtë është bërë mosmarrja e pagesës së ndihmës ekonomike prej 2 muajsh, çka ka sjellë vështirësi të madhe për jetesën e tyre.

“Jam pa punë edhe paratë për libra i kam marrë borxh. Marrim ndihmë ekonomike, po ç’të bëjmë më parë me 5 mijë lekë në muaj. Madje s’na kanë ardhur prej 2 muajsh” thonë qytetarët. 

Ata u bëjnë apel këshilltarëve bashkiakë, nga mungesa e të cilëve në mbledhje nuk formohet kuorumi për marrjen e vendimeve, që të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të miratojnë këtë pagesë, pasi shumë familje ne nevoje janë lënë në mëshirë të fatit.

Paketa e teksteteve shkollore kushton nga 3 deri në 12 mijë lekë dhe situata e krijuar nga ngërçi i këshillit bashkiak me ndihmën ekonomike ka vënë në pikëpyetje mbarëvajtjen e shkollës për fëmijët të familjeve më në nevojë.

Mbi 6 mije familje që trajtohen me ndihme ekonomike nuk e kanë marrë pagesën e korrikut dhe gushtit ndërsa duket se nuk do të marrin në kohë edhe shtatorin.

/Oranews.tv/ 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Masa yndyrore sa 11 autobusë nën Londër

Close