Shkoder - Sherr për fëmijët, vëllezërit plagosen në Velipojë
19/05/2017 - 14:35 Nga: Bepin Kolvata

Nuk është hezituar të përdoret arma, pasi kishin mësuar se fëmijët e tyre ishin konfliktuar me njeri – tjetrin.

Dy vellezër mbeten të plagosur në plazhin e Velipojës mesditën e së premtes, 19 maj 2017, dhe u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodres.

Ervin dhe Durim Tahiri përkatësisht 30 dhe 27 vjeç janë të plagosurit e kësaj ngjarje, ku plumbat i preken njerin në gjoks dhe tjetrin në gju.

Për pasojë mësohet se 30 vjeçari ndodhet në gjendje të rendë shendetesore, ndërsa policia që mbërriti në vendngjarje arriti që pak minuta pas ngjarjes të vërë në pranga njerin nga autorët e dyshuar.

Ai është Besnik Ndoj, banues në Mali Kolaj, Velipojë, të cilit ju bllokua arma e zjarrit tip ‘automatik’, model 56 e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia gjithashtu ka ngritur disa pika kontrolli ne hyrje daljet e zones turistike për të ndaluar autorin e dytë të implikuar në ngjarje. Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes që mund të kishte përfunduar tragjikisht nga një konflikt banal.

Ne foto: Vendi ku ndodhi plagosja ne Velipoje

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Rama mbledh nesër deputetët dhe kandidatët për deputetë

Close