Piktorët:Shqiptarëve u mungon edukimi i kulturës së pikturës
03/03/2013, 14:51
" frameborder="0" allowfullscreen>

Disa nisen nga vlera, disa nisen nga përmbajtja, disa edhe nga figura  por ajo që është e sigurtë është fakti që askujt nuk i mungon e varur në muret e shtëpisë një pikturë në varësi të mundësisë dhe  shijeve.

Por çfarë po ndodh më këtë art, a janë shqiptarët të edukuar me kulturën e pikturës dhe të paturit në shtepi vlera të tilla artistike ?

Sipas artistitëve të njohur edhe pse kohet e fundit shoqëria shqiptare ka filluar të sensibilizohet drejt pikturave me vlerë, sërsht mungon edukimi i kësaj  kulture dhe  qytetarët edhe pse në gjendje të mirë financiare i drejtohen punimeve  fallso dhe të pavlera.

Ky fakt lidhet edhe me krizën financiare pasi edhe çmimi i një pikturë nga artistë të mëdhenj varion nga më i liri në 100 mijë lekë e deri në çmime stratosferike të cilat nuk i pranon xhepi i qytetarit.

Duke mos gjetur një treg blerje, ky art detyron një pjesë të mirë të artistëve që ushtrojnë në vështirësi këtë pasion , duke lënë studiot për tiu përshtatur rrugës, pasi të ardhurat  që ofrohen janë të pakta.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Current ye@r *