Aksident - Përplasen 4 mjete në Qafë Thanë, plagoset lehtë një nga drejtuesit
21/08/2017 - 18:11 Nga: Olsi Hajdini

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë në kthesat e kësaj të fundit.

Sipas të dhënave paraprake janë 4 automjete të cilat janë përfshire në këtë aksident, me pasoja të mëdha materiale por jo njerëzore fatmirësisht.

Policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes njoftoi paraprakisht se nga aksidenti ku janë përplasur 4 mjetet, ka vetëm 1 drejtues mjeti të lënduar lehtë.

Policia dhe grupi hetimor nisën punën për zbardhjen e aksidentit, ndërsa dyshohet paraprakisht se shkak i tij ka qenë lagështira në rrugë si pasojë e shiut të pasdites dhe shpejtësia e lartë me të cilën leviznin mjetet.

Aksidenti ka bllokuar për disa minuta edhe qarkullimin normal të mjeteve.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Monument për “vrasësin” e miliona njerëzve në botë!

Close