Aksident - Përplasen 3 makina në aksin Shkodër-Lezhë, vdes kosovari, 6 të plagosur
16/07/2017 - 19:08

Tre makina janë përplasur në një aksident në aksin rrugor Lëzhë-Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës dhe sipas informacioneve të policisë raportohet se një person ka humbur jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën.

Viktimë e aksidentit ka mbetur  një shtetas kosovar i moshës 39 vjeç.

Përplasja e automjeteve ka ndodhur në afërsi të fshatit Blinisht, duke bllokuar përkohësisht edhe superstradën Lezhë – Shkodër.

“Rreth orës 18:33 , është marrë njoftim se autostradën Lezhë – Shkodër, në vendin e quajtur Kryqëzimi i Blinishtit , ka ndodhur një aksident automobilistik. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur mjetet : Volkswagen me targë DBF 54  me mjetin AUDI  me targë SH 0044E  si dhe mjeti Benz me targë AA 627 JH”, Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit Volkswagen B.F. 39 vjeç , banues në Kosovë, sqaron policia. 

Gjithashtu janë lënduar edhe 6  shtetas të tjerë të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
 Një nga të lënduarit është dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore kurse 5 të lënduarit e tjerë ndodhen në spitalin e Lezhës nën kujdesin mjekësor.

Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në  vendngjarje.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Pamje nga vendi i ngjarjes

Pamje nga vendi i ngjarjes

Trafiku i automjeteve i krijuar si pasoje e aksidentit

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
U kapën me 200 mijë paund kokainë, 20 vjet burg për tre shqiptarë

Close