Protesta e PD - Peleshi: S’duam zgjedhje pa opozitën, por s’është në dorën tonë
21/04/2017 - 14:49 Nga: Olsi Hajdini

Një procesi zgjedhor pa opozitën nuk na nderon si shoqëri. Kështu e ka komentuar situatën politike zv/kryeministri Niko peleshi, i cili theksoi se pjesëmarrja e opozitës, tashmë nuk është më në dorën e qeverisë.

Peleshi: Nuk mund të fshihemi prapa gishtit e të mos pranojmë, që një proces zgjedhor pa opozitën na nderon si shoqëri shqiptare në përgjithësi. Ne nuk do të dëshironim të kishim zgjedhje pa opozitën, por kjo nuk është më në dorën tonë.

Peleshi konfirmoi në emër të qeverisë se PS do të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Peleshi: Data 18 qershor, pjesëmarrja në zgjedhje nuk është një e drejtë e partive, por është detyrim për popullin, jemi regjistruar kemi filluar punën organizative, ne do marrim pjesë në zgjedhje, LSI dhe disa parti të tjera janë regjistruar gjithashtu.

I pyetur për protestën e opozitës, zv/kryeministri tha se është i keqardhur për një lajm që e cilësoi të devijuar nga fronti i destruktivitetit.

Peleshi: Nuk mund të na gëzojë asnjë lajm që vjen nga fronti i destruktivitetit, të gjitha këto veprime janë në të kundërt të interesit të vet PD. Po dëmtojnë imazhin e kësaj partie.

Deklaratat zv/kryeministri Niko Peleshi i bëri nga Korça ku mori pjesë në nja aktivitet për promovimin e ligjit të zejeve.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close