Pelegrinazhi në malin e Tomorrit, policia merr masat për mbarëvajtje

Nga data  20 deri më 25 gusht do të zhvillohet peligrinazhi i përvitshëm në malin e Tomorrit për kremtimin e festës bektashiane të Abaz Aliut.

Drejtoria Vendore e Policisë ne qarkun Berat, la njoftuar se ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e këtij pelegrinazhi dhe garantimin  e rendit e sigurisë publike. 

Shërbimet e policisë më të përqendruara do të jenë përgjatë akseve rrugore:

1. Urë e Kuçit-Berat-Poliçan- Pronovik-Novaj–Teqe.

2. Poliçan -Çorovodë.

3. Çorovodë-Gjerbës–Teqe e Kulmakut

"Një apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve, do t'i thosha që të kenë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve, mos përdorin pije alkoolike dhe të zbatojnë normat e shpejtësisë pasi limitet e shpejtësisë janë të kufizuara, do të jetë një lëvizje me 40-50 km/h. Terreni nuk e mundëson një shpejtësi më të madhe dhe lidhur me këtë ne do të operojmë me të gjithë infrastrukturën e duhur duke vënë në përdorim radarët dhe duke kryer teste alkooli."

Gjithashtu policia ka njoftuar edhe marrjen e masave , për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, në kuadër të Festës së Birrës  në Korçë nga data 18 gusht deri në 22 gusht. 

Nga shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë dhe Policinë Bashkiake, do të merren masa për bllokimin e lëvizjes së automjeteve në të dy akset rrugore përkatësisht tek rrethrrotullimi përballë "Pazarit të Vjetër", të dy akset rrugore pranë pallatit "City Center" drejt kryqëzimit të Maliqit dhe rrugës përballë "Ish-NPV".

Bllokimi i akseve rrugore do të fillojë që prej orës 16:30 deri në mesnatë për të gjitha ditët e festës. Qarkullimi i automjeteve brenda qytetit, do të kryhet përgjatë bulevardit "Gjergj Kastrioti" dhe rrugës "Fan Noli", ndërsa dalja nga qyteti do të bëhet nga stadiumi "Skënderbeu", tek Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Korçë, në drejtim të Tiranës.

Policia Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e automjeteve që të shmangin lëvizjet e shtuara me mjet përgjatë këtyre ditëve, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke kufizuar përdorimin e pijeve alkoolike.

Pelegrinazhi në malin e Tomorrit, policia merr masat për

EMISIONET