Reagimi - PD ngre 4 pyetje për aksidentin: Çfarë po fshihte deputeti mik i Ramës?
13/08/2017 - 12:37

Partia Demokratike i bën sërish sot thirrje prokurorisë për hetim të plotë të rrethanave dhe përgjegjësi të plotë para ligjit për deputetin Aqif Rakipi i cili dje aksidentoi me vdekje një kalimtar.

Duke iu referuar dëshmive të dy kusherinjve të viktimes se aksidentit, Seit Sorra ngre disa pyetje lidhur me aksidentin.

– Cfare po fshihte deputeti mik i Rames?

-A ishte ai ne gjendje te intoksikuar nga alkoli apo substanca te tjera?

-Cfare kishte ne makine miku i Rames, i cili nuk donte qe policia ta gjente makinen ne vendngjarje e ta kontrollonte
 
-Dhe me e pakta, pse nje i zgjedhur, nje deputet, nuk kujdeset per viktimen nuk i ofron ndihmen e pare por iken me shpejtesi pa u ndalur menjehere pasi ka perplasur per vdekje nje njeri?

PD thotë se “nxitimi i policisë dhe organeve ligjzbatuese për të shpallur fajtor viktimën e për të nxjerrë viktimë fajtorin vetëm pse është mik i Edi Ramës, është skandaloz, është revoltues, është poshtërues”

Partia Demokratike bën thirrje për hetim të plotë të rrethanave dhe përgjegjësi të plotë para ligjit për deputetin dhe paralajmëron “këdo person që po favorizon mikun e Ramës në kurriz të viktimës, se çdokush që shkel ligjin do të mbajë përgjegjësi”

Deputeti do hetohet i lire

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close