PD: Kreu të degës së Fierzës i thyejnë xhamat dhe i shpohen gomat e makinës
18/06/2017 - 14:01

Partia Demokratike e Shkodrës bën me dije se persona të pa identifikuar kanë dhunuar automjetin e kryetarit të PD-së në njësinë administrative të Fierzës, Gjin Pjetra.

Sipas deklaratës, ata i kanë shpuar gomat me mjete prerëse si dhe i kanë thyer xhamat.

“Partia Demokratike i bën me dije të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, se këto akte kriminale që po përpiqen të prishin rendin dhe qytetarinë me thyerje xhamash e makinash dhe dëmtime gomash, jo vetëm që nuk do t’ia arrijnë qëllimit të tyre, por ato do të marrin edhe ndëshkimin e merituar para autoritete përkatëse”, thuhet në reagim.

Partia Demokratike i bën thirrje organeve përgjegjëse për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien para drejtësisë të autorëve të saj.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close