Pas rastit në BOOM për shoqërimin e Konit, Manjani: Shtet policor!
21/09/2017 - 18:16

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, e konsderon abuzim me ligjin nga ana e policisë, shoqërimin pa shkak nga forcat e rendit të rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, rasti i denoncuar nga emisioni BOOM në Ora News. 

 Sipas Manjanit, shoqërimi bëhet vetëm në kushtet emergjence nga një reagim i dhunshëm ose mbi baza reale. “Rastet e abuzimit po shtohen, madje edhe ndaj autoriteteve publike.

“Ky lloj abuzimi me ligjin po synon ne thelb të vendosë fuqinë e Policisë mbi çdo autoritet tjetër!!! Ky nuk është shtet ligjor, por policor!”, thotë ai.

Shoqërimi i rektorit është bërë më 11 gusht të këtij viti. 

Reagimi i plotë i Manjanit: 

“Shoqërohet në Polici, pa asnjë shkak, Rektori i Universitetit të Tiranës”- raportoi emisioni Boom në Ora News dhe lajmet.

Vetë Rektori e konfirmon këtë gjë.

———–

Nuk e di se çfarë duhet të ndodhë tjetër për të kuptuar abuzimin e Policisë me ligjin!

Shoqërimi në Polici, sipas Ligjit për Policinë e Shtetit dhe Kodit të Procedurës Penale, bëhet vetëm në bazë të një arsyeje reale, pra në kushtet e një emergjence nga reagimi i dhunshëm ndaj policisë, ose në kushtet e flagrancës ose në bazë të një vendimi gjykate apo urdhri të Prokurorit.

Çdo veprim tjetër jashtë këtyre rrethanave është abuzim me ligjin!

Policia nuk është organ zyrash, por terreni. Verifikimet janë plotësisht të mundshme të bëhen në terren.

Rastet e abuzimit po shtohen, madje edhe ndaj autoriteteve publike.

Ky lloj abuzimi me ligjin po synon ne thelb të vendosë fuqinë e Policisë mbi çdo autoritet tjetër!!!

Ky nuk është shtet ligjor, por policor!

Skandali në BOOM: Rektori Koni shoqërohet në polici pa shpjegime

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Vettingu, Spahiu: SHBA dhe BE janë tërhequr për momentin

Close