Zgjedhjet 2017 - Exit Poll-i final kombëtar: PS merr 45-49 % te votave, PD e dyta, LSI e treta
25/06/2017 - 21:15

Rezultati i Exit Poll-it të organizuar nga Ora News dhe IPR Marketing është bërë publik në mbrëmjen e së dielës në orën 21:30. Në rang kombëtar sipas Exit Poll-it, PS ka marrë 45-49% të votave, ndërsa PD ka marrë 30-34%, LSI ka marrë 11-15%. Por për të arritur deri te ky parashikim në të gjithë Shqipërinë nga veriu në jug, e nga lindja në perëndim në zona të thella e në zona rurale në qytete të mëdha në rreth 317 qendra votimi me dhjetra studentë, anketues e monitorues kanë mundur të mbledhin verdiktin e shqiptarëve pasi ata kanë hedhur votën në kutinë e votimit.

Në rang kombëtar ora 21:30

Partia Socialiste ka siguruar 45-49 % të votave, e dyta është Partia Demokratike e cila ka marrë 30-34 % të votave, Lëvizja Socialiste për Integrim 11-15% të votave, LIBRA 0.5-2.5 %, PDIU 3-5%, PSD ka marrë 0-2%.

Për qarkun Tiranë ora 21:30

Partia Socialiste ka siguruar 46-50 % të votave, e dyta është Partia Demokratike e cila ka marrë 31-35 % të votave, Lëvizja Socialiste për Integrim 11-15% të votave, LIBRA 1.5-3.5 %, PDIU 1.5-3.5%, partitë e tjera kanë marrë nga 0-1% të votave.

Mandatet për qarkun Tiranë ora 21:30

Sipas Exit Poll-it të Ora News dhe IPR Marketing, në qarkun  e Tiranës Partia Socialiste siguron nga 18 mandate, Partia Demokratike 12 mandate dhe Lëvizja Socialiste Për Integrim nga 4 mandate. 

Të dhënat e orës 20:15

Ora News dhe IPR Marketing kanë publikur Exit Poll-in vetëm pak minuta pas përfundimit të procesit të votimit.

Në rang kombëtar sipas Exit Poll-it të Ora News dhe IPR Marketing Partia Socialiste merr 46-50% të votave, Partia Demokratike merr 31-35 %, Lëvizja Socialiste për Integrim 11-15%, LIBRA 1-3%, PDIU 1-3%. 

Sipas Exit Poll-it, në qarkun  e Tiranës Partia Socialiste siguron nga 17-19 mandate, Partia Demokratike 11-13 mandate dhe Lëvizja Socialiste Për Integrim nga 2-4 mandate.

Të përkthyer në përqindje, PS ka marrë 46-50% të votave, PD ka siguruar 31-35%, LSI 11-15 %, LIBRA 1-3%, PDIU 1-3%, ndërsa partitë e tjera kanë arritur të sigurojnë jo më shumë se 2% të votave.

Antonoi Noto tha se sipas një vlerësimi  PS i ka arritur më shumë se 71 mandate

Lidhur me rezultatet e Exit Poll te ores 21:00 Noto dha dha këto komente:

Afrim Krasniqi: Kur ju flisni për nivel kombëtar ju bazoheni tek 15 mijë pyetësorët, apo është perceptim i juaj i përgjithshëm? Sepse në bazë të sistemit tonë zgjedhor, përqindja në mandate nuk reflektohet në mandate.

Notto: Është kështu…kemi bërë një vlerësim statistikor të rezultateve qark për qark. Sigurisht, duke pasur një kampion në nivel kombëtar, kampionet në qarqe të veçanta janë dytësore. Mund të mos jetë shumë e saktë kjo e dhënë, pasi vjen nga një kampion minimal në qarqe të ndryshme?

Krasniqi: A e shikoni që PDIU dhe Libra të mund të fitojnë një mandat?

Notto: Është e vështirë t’i përgjigjem kësaj. Nuk ka shumë të ngjarë që Libra dhe PDIU të arrijnë 3%. Është minimale si mundësi.

Krasniqi: Kemi dy parti që janë rritur me 2% për gjysmë ore. Nga ka ardhur ky votim?

Notto: Exip Poll i parë mbështetej mbi 80% të votuesve. Ndërsa në Exip Poll-n e dytë është 100 për qind. Sigurisht është rritur numri i kampionit dhe na ka ardhur numri i votuesve të fundit.

 

Dritan Hila: Sa është kampioni në Tiranë?

Antonio Notto, President i IMP Marketing: Kampioni për këto të dhëna të para përfaqësojnë 80% të të dhënave të të anketuarve. Ende po na vijnë të dhënat. Këtu kampioni është shumë më i madh se sa sondazhet.

Hila: Cila është metodologjia e Exit Polle.

Notto: Exit Polle janë sondazhe që kryhen jashtë kutive të votimit. Kemi përcaktuar një kampion në të gjithë Shqipërinë. Rezultati i 250 pikave të përzgjedhura ka qenë rezultati i zgjedhjeve më parë në të gjitha zgjedhjet në Shqipëri. Ka përsëritur zgjedhësi mënyrën e votimit në mënyrë sekrete. Kjo është metodologjia e përdorur sot.

Në studion e Ora News  tashmë pritet të vijnë rezultatet e Exit Poll i IPR/ Marketing dhe Ora News.

Sondazhi do të jetë në rang kombëtar dhe në qarkun e Tiranës.

Të ftuar në studio me gazetaren Ilva Tare janë analistët dhe politologët Afrim Krasniqi, Dritan Hila, Blendi Çeka, Ylli Manjani dhe Artur Zheji. 

 

Antonio Noto drejtori i IPR Marketing tha se marzhi i gabimit në sondazhin  që do të publikohet pas pak është +/-2.  Duke shpjeguar mënyrën si është zhvilluar exit polli,Noto tha se janë 250 seksione të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë. Noto tha gjithashtu se edhe në Itali janë shtyrë votimet në 2001, për shkak të pjesëmarrjes së lartë.

Në lidhjen direkte nga Roma, Noto vlerësoi bashkëpunimin me Ora News duke vlerësuar në maksimum organizimin e punës që ka bërë Presidenti i Ora News, Ylli Ndroqi.

Organizimi ne mbare Shqiperine 

Në të gjithë Shqipërinë nga veriu në jug e nga lindja në perëndim, në zona të thella, e në zona rurale, e në qytete të mëdha në rreth 317 qendra votimi me dhjetra studentë, anketues dhe monitorues kanë mundur të mbledhin verdiktin e shqiptarëve pasi ata kanë hedhur votën e tyre në kutitë e votimit.

Exit poll i Ora News dhe IPR marketing jep rezultatin final pas pak. Për të arritur deri këtu është dashur shumë punë dhe një angazhim shumë serioz i një stafi të madh njerëzish që janë marrë me trajnime dhe me koordinimin që një sipërmarrje e tillë të japë një konkluzion sa më serioz dhe një rezultat sa më afër të vërtetës për zgjedhjet e 25 qershorit.

Gjatë gjithë ditës edhe duke i përballur shpesh herë me mosdeshirën e njerëzve për të folur dhe për të bashkëpunuar, ata falë angazhimit të tyre pas trajnimeve serioze kanë mundur të realizojnë me sukses detyrën e tyre duke kompletuar të gjithë sipërmarrjen me plotësimin e anketave dhe me përgatitjen e një materiali të plotë se nga cila anë ka anuar vota e shqiptarëve në këto votime.

Kësaj pune kolosale i mbërrin fundi pas pak kur jepen edhe rezultatet e Exit Poll-it me të cilin tashmë shqiptarët janë të mësuar.  Ne në kohë reale kemi informuar publikun për atë se çfarë po ndodh në të gjithë Shqipërinë pasi anketuesit tanë jo vetëm që plotësonin formularët e Exit Poll-it por edhe njoftonin për ecurinë e votimeve dhe situatës në qendrat e votimit ku ishin prezentë në një bashkëpunim të plotë me korrespondentë dhe gazetarët tanë të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë .

Më shumë se 250 studentë u angazhuan në këtë përpjekje serioze me simbole lehtësisht të dallueshme. Ata u kërkuan votuesve që votën e hedhur në kutinë përkatëse ta hedhin edhe në kutitë e Exit Poll-it, si një siguri që ajo do të lexohet dhe verdikti i tyre do të marrë vlerë të shtuar. 

 

 

Verdikti i shqiptarëve është përcjellë nga Ora News dhe IPR Marketing edhe në sondazhe të tjera në të kaluarën. Kjo ka ndodhur në vitin 2009, 2013 dhe 2015. Sondazhet e kryera gjatë fushatës zgjedhore dhe Exit Poll-it menjëherë pas përfundimit të votimit janë tashmë traditë e televizionet Ora Neës që prej vitit 2009 kur presidenti Ylli Ndroqi i dha udhë themelimit të insituticioneve të sondazheve edhe në Shqipëri.

Klikoni ketu per tu informuarMinute pas minute te gjitha zhvillimet ne diten e zgjedhjeve 25 qershor 2017

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
City hall’s investments, Mayor inspected work for construction of 23rd playground

Close