Kriza politike - Partitë kalojnë në veprim, takohen negociatorët Bylykbashi dhe Balla
15/04/2017 - 18:03

Deklaratave në distancë të krerëve të partive politike duket se ua kanë lënë vendin veprimeve konkrete.

Burime bëjnë me dije se pasditen e sotme ka pasur një takim mes dy negociatorëve të PD dhe PS, Oerd Bylykbashi dhe Taulant Balla në funksion të zgjidhjes së krizë politike në vend.

Po sipas burimeve, Bylykbashi ka bërë të qartë qëndrimin e palëkundur të opozitës për qeveri teknike.

“Negociata dhe dialog do të ketë vetëm për qeveri teknike” mësohet të ketë thënë Bylykbashi.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Dialogue, PM supports President’s initiative for political dialogue

Close