Vlorë - Parandalohet krimi, 39-vjeçari tenton të vrasë me pistoletë bashkëjetuesen
16/04/2017 - 11:21

Policia e Vlorës ka parandaluar një vrasje me armë në familje, duke arrestuar autorin Qeriman Maraj 33 vjeç, i cili tentoi të vrasë më pistoletë bashkëjetuesen e tij 29 vjeçare.

Blutë e qytetit të Vlorës thanë se morën një njoftim për një konflikt në familje.

“Mëngjesin e sotëm, në lagjen “Pavarësia”, shtetasi Qeriman Maraj, ka tentuar të vrasë me armë zjarri tip Pistoletë, bashkëjetuesen e tij, shtetasen Sh.Sh., 29 vjeçe, në banesën e saj. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se konflikti ka nisur për motive të dobëta brenda në banesë, në prezencë të dy  fëmijëve të mitur, të cilët zonja i kishte nga një martesë tjetër”, sqaron policia.

Policia bëri të mundur neutralizimin e personit si dhe bllokimin në cilësinë e provës materiale të armës së zjarrit bashkë me 1 krëhër dhe 15 copë fishekë të kalibrit 9 mm.     

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Pamjet me dron të shpërthimit të bombës së madhe të Luftës së Dytë Botërore

Close