Ekopolitikë - Panariti: Dhjetra ha sera me luleshtrydhe janë dëmtuar nga ngricat
10/01/2017 - 22:53

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti tha se dhjetëra hektarë sera me luleshtrydhe janë dëmtuar si pasojë e motit të keq. Ai tha se zgjidhja afatgjatë e problemit të dëmshpërblimit është sigurimit.

Panariti: Ka dëme në disa dhjetëra hektarë në sera me luleshtrydhe dhe pavarësisht nga përpjekjet e fermerëve nuk ka qenë e mundur. Ne kemi mbajtur evidenca të qarta për të parë se si mund t’u vihet në ndihmë fermerëve.

Por, në pikëpamjen afatgjatë ata duhet të sigurohen. Kemi futur për herë të parë në skenën e sigurimit 974 fermerë. Kam pasur kontakte me agjenci sigurimi për të futur edhe serat pasi këto do të jenë garanci për të përballuar katastrofat natyrore.

Vlerësimi i dëme

Panariti: Pas një jave do të kemi bilancin e plotë të dëmeve nga kjo situatë. Janë dëmtuar serat me domate dhe luleshtrydhe. Nuk kemi dëme të raportuara në blegtori. Për situatën e dëmeve në sera në Lushnjë dhe Berat do të shikojmë mundësinë e ndihmës së fermerëve.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
PM in Germany, Rama held a meeting with German FM Sigmar Gabriel

Close