Vrasja - Pamje të reja të vrasësit të komisarit të policisë Artan Cuku
19/04/2017 - 17:21

Policia e Shtetit ka publikuar pamje të tjera të autorit të vrasje së ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e tij.

Atentati ndodhi më 8 prill të këtij viti, disa metra larg hyrjes së pallatit ku banonte i ndjeri.

“Policia kërkon  edhe një herë ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili më datë 08.04.2017, rreth orës 20:11, në rrugën e “Kosovarëve”, në hyrje të pallatit “Melros”, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, ish drejtuesin Cuku. Policia garanton  anonimatin e plotë  dhe për çdo informacion të vlefshëm telefononi në numrin e telefonit 0694110299”, informon policia.

Megjithëse edhe më parë është publikuar një video nga pamja e autorit, ai nuk është identifikuar ende nga policia. Në të dyja rastet, autori i dyshuar mban një kapele në kokë, çka e ndërlikon identifikimin e tij.

Videoja e mëparshme e publikuar më 14 prill, tregon autorin e dyshuar duke ecur në bulevard, ndërsa është i veshur me një xhup blu, i njëjtë edhe në videon e dytë.

Në videon e publikuar sot, autori i dyshuar shihet duke lëvizur nëpër shkallët e pallatit ku edhe ndodhi krimi, ndërsa lëvizjet janë filmuar rreth orës 18:53 minuta të datës 8 prill 2017.

Më shumë rreth çështjes: 

Atentat në Tiranë, ekzekutohet me armë zjarri ish-drejtori i policisë Vlorë

Po shqyrtohen dosjet që Artan Cuku ka pasur nën hetim në Vlorë

Artan Çuku 16 vite në polici. Në 2005 në zyrën e tij u vetëvra një i ri

Prençi: Cuku u vra për shkak të detyrës. Turp të referohet për gjakmarrje!

Videoja e mëparshme:


/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Shqipëria, i vetmi vend që përfshin në TVSH edhe biznesin e vogël

Close