Kuvend - Paloka: Bosët janë të mërzitur, kilja e hashashit sa ajo e spinaqit
12/09/2017 - 12:10

Nënkryetari i Parlamentit Edi Paloka tha se kryeministri Edi Rama do të përdorë ministrat e tij për të realizuar planet.

Ai tha se nuk ka asnjë shpjegim për Gramoz Ruçin, të cilit i është refuzuar hyrja në SHBA për shkak të lidhjeve me krimin.

Paloka tha gjithashtu se Rama 2 do të vazhdojë të jetë qeveria e krimit dhe drogës.

Paloka: Kryetari i sapo zgjedhur i parlamentit akuzohet se për shkak të lidhjeve kriminale i është refuzuar viza në SHBA. Asnjë sqarim për këto akuza, përveç deklaratave të Ramës që është krenar për të.

Ministri i Brendsëhëm është vëllai i një të dënuar për trafik droge. Për këtë ekzistojnë të gjitha dokumentat, por ne nuk duhe ta themi se na akuzojnë për luftë kalasash. Këta ministra do të jenë gurët që do të lëvizë Rama për të realizuar  planin e tij të vjetër. Ai është njeriu që më shumë se kushdo  ka qenë më shumë në pushtet, por jo për të mirë të shqiptarëve.

Sheh e dëgjon disa nga ata që në rrjetet sociale bërtasin lereni qeverinë të punojë se akoma nuk ka filluar punë dhe mund të fillosh të dyshosh se Rama i parë nuk ka lodhje me të dytin. Fajin e paska pasur vetëm LSI, Tahiri, Beqaj dhe meqë po e shoh aty mbase edhe Eglantina Gjermeni, më fal që të përmenda emrin.

Ta lëmë qeverinë të punojë edhe për 4 vitet e ardhshme. Se me siguri arritjet do të vazhdojnë. Në fushën e rendit dhe sigurisë asnjë kriminel, asnjë bos nuk do preket se është Rama që nuk gjen dot vrimë për tu future prej tyre. Do vazhdojnë të fuqizohen dhe do marrin dorë në gjithë Shqipërinë.

Bujqësi, qeveria do kujdeset që kanabisi mos kultivohet pa kontroll, se ende janë tunelet të mbushur nga superprodhimi i vitit të zgjedhjeve dhe bosët janë të mërizur se ka vajtur kilja e kanabisit sa ajo e spinaqit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Demarkacioni me Malin e Zi, Pacolli nesër në Podgoricë

Close