Shorti në Kolegjin Zgjedhor - Përzgjidhen 5 gjyqtarët që do shqyrtojnë padinë e LSI për numëruesin e 3
15/06/2017 - 12:49

Kolegji Zgjedhor i Apelit zgjodhi sot me short pesë gjyqtarët, që do të shqyrtojnë padinë e LSI-së ndaj KQZ për numëruesin e tretë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Kërkesa e LSI do të shqyrtohet nga gjyqtarët Lindita Sinanaj, Gjin Gjoni, Tomor Skreli, Shkëlqim Mustafa dhe Sotiraq Lubonja. Relator i çështjes do të jetë Gjin Gjoni.

Seanca do të zhvillohet me 20 qershor në orën 11:00.

LSI u ankua në Kolegj pasi pretendon se i takon të hidhet në short me një tjetër parti për anëtarin e tretë të numërimit dhe jo PDIU.

 LSI ka deklaruar se vendimi i KQZ është i njëanshmë dhe cënon interesin e tyre.

 KQZ vendosi të mërkurën me short që gjysmën e anëtarit të tretë në grupet e numërimit të votave ta propozojë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe gjysmën e emrave të tjerë t’i propozojë Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Basha: Sot Edi Rama e shiti Saimir Tahirin për të shpëtuar lëkurën e tij

Close