Zgjedhjet 2017, Sondazhi I Ora News e IPR Marketing: PS fiton zgjedhjet me 43%, PD me 36%, LSI 12%
31/05/2017 - 22:15

Partia Socialiste është partia më e madhe me 43% të votave sipas sondazhit të parë të IPR Marketing dhe Ora News të publikuar në ‘Tonight Ilva Tare’. Partia Demorkatike merr 36%, LSI12% dhe LIBRA 2.3%. Surpriza është pikërisht partia e Ben Blushit në qarkun e Tiranës, për të cilën qytetarët i japin 6% të votave, rezultat ky që i siguron 2 mandate në këtë qark. Qytetarët të pyetur se kush do i fitojë zgjedhjet pavarësisht se kë do të votojnë, 55.9% mendojnë se ato i fiton Partia Socialiste e Edi Ramës.

Nëse zgjedhjet do të bëheshin sot, Partia Socialiste do të merrte 43% të votave, më shumë nga të gjitha partitë e tjera dhe më shumë se rezultati i saj në vitin 2013.

IPR Marketing dhe Ora News publikuan në emisionin ‘Tonight Ilva Tare’, sondazhin e parë për zgjedhjet e 25 qershorit. Sipas këtij sondazhi, Partia Demokratike siguron 36% të votave, 6% më shumë se rezultati i saj në vitin 2013.

Vlen për t’u përmendur ndikimi i aleatëve të djathtë sepse partitë politike do të garojnë të gjitha më vete por në listën e Partisë Demokratike janë regjistruar të gjithë aleatët, duke bërë që votat e tyre të shkojnë për këtë sigël.

Rritje ka patur edhe LSI teksa fotografimi i votës në 31 maj e jep në shifrën e 12%, pothuajse 2% më shumë se rezultati i saj në vitin 2013. Surpriza e këtyre zgjedhjeve në sondazhin e parë, është LIBRA e Ben Blushit.

Sipas projeksionit, Blushi merr 2.3% të votave në total. 1.8% PDIU dhe 1.3% FRD. Ndërkohë Sfida për Shqipërinë e Gjergj Bojaxhi figuron me vetëm 1%.

Pak më ndryshe është situata në qarkun e Tiranës. Partia Socialiste në këtë qark merr 41% të votave. Partia Demorkatike merr 33% ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim siguron 14% të votave.

LIBRA e Ben Blushit paraqitet me një shifër rekord për një parti të re, 6% të votave të qarkut të Tiranës, projeksion i cili nëse rezulton i vërtetë deri në ditën e zgjedhjeve, do t’i sigurojë kësaj partie 2 mandate në këtë qark. 1.5% paraqitet Sfida për Shqipërinë, ndërsa PDIU dhe FRD me nga 1%.

Të pyetur se kush do t’i fitopjë zgjedhjet pavarësisht se kë do të votojnë, qytetarët shqiptarë, me 55.9% mendojnë se zgjedhjet i fiton partia Socialiste e Edi Ramës dhe vetëm 8.2% mendojnë se zgjedhjet do t’i fitojë Partia Demokratike e Lulzim Bashës.

5.3% mendojnë se zgjedhjet do t’i fitojë Lëvizja Socialiste për Integrim ndër 29.8% nuk kanë ende një mendim se kush do t’i fitojë zgjedhjet

Sondazhi është kryer në datat 29 dhe 30 maj dhe marzhi i gabimit të tij është plus-minus 2.5%.
Për sondazhin kombëtar janë pyetur 2002 persona nëpërmjet telefonit, ndërsa për sondazhin e qarkut të Tiranës janë pyetur 1000 persona.

Notto për sondazhin

Në një lidhje me skype nga Italia tha për Tonight Ilva Tare, Antonio Notto e krahasoi sondazhin e sotëm si vrapimin e parë në një garë vrapimi me 1 mije metra. 

Antonio Notto: “Interesante janë krahasimet me zgjedhjet e 2013, PS është rritur me  1.7%, ndërsa PD me 6 %. Edhe LSI është në rritje ne nivel kombëtar me 1.5 pikë. Për LIBRA-n nuk mund të bëjmë krahasime se nuk ka qenë në zgjedhje. Ndërsa të gjithë partitë e tjera janë poshtë pragut”.

Rezultatet e sondazhit janë një fotografi e 31 majit, fillimit të fushatës dhe që kjo mund të ndryshojë në ditët në vijim.

Sondazhi: PS fiton Tiranën, pas saj PD dhe LSI. Surprizë LIBRA e Blushit

Zheji: Sondazhi i Ora News dhe IPR Marketing i heq ëndrrën Edi Ramës

 Në këtë sondazh të anketuarve iu bënë dhe disa pyetje 

PYETJA 1  “Sipas jush sot në Shqipëri jetohet mirë, keq apo nuk e di?”

Mirë i janë përgjigjur: 45.8 %. Nga këta PS janë 66.7%  PD 23:0% dhe LSI 32. 4 %, si dhe  38. 6 % e të pavendosur ose nuk votojne. 

Keq  i janë përgjigjur: 45.4%. Nga këta PS janë  26. 3%,  PD 72.4 % dhe LSI 50. 6 %, 50.1 %  të pavendosur ose nuk votojne. Shikoni tabelen me poshte.

Antonio Notto shpjegon: Përcaktimi nëse jetohet mirë apo keq ështe e lidhur me partite. Zgjedhësit e PS thonë se jetohet mirë, ndërsa zgjedhësit e PD thonë se jetohet keq. Pra nuk është një përgjigje që lidhet me kushtet sociale por me përfaqësinë e politike.

PYETJA NR 2: Krahasuar me kater vjet me pare sipas jush ne Shqiperi jetohet 

Më Mirë i janë përgjigjur: 39.0%. nga këta PS janë 67.1%  PD 9:3% dhe LSI 42.3 %, si dhe 27.3 % e të pavendosur ose nuk votojne. 

Më Keq i janë përgjigjur 29.8%.  Nga këta PS janë  67. 1%,  PD 70.9  % dhe LSI 9. 5 %, 32.1 %  të pavendosur ose nuk votojne. Shikoni tabelen me poshte.

Afrim Krasniqi: Numri i qytetarëve të majtë që mendojnë se po shkojnë më keq është më i madh se numri i qytetarëve të PD-së që gjërat shkojnë më mirë. Kjo është interesante. Së dyti, me LSI-në, nga njëra mendojnë se gjërat po shkojnë keq me 50% dhe kur krahasohen me 4 vitet e kaluara, gati po kaq thonë njëlloj. Praktikisht është një pozitë komode për partinë e tretë politike.   

PYETJA NR 3 – Cilat janë problemet urgjente që kërkojnë zgjidhje  ?

 Ndërkohë të pyetur se cilat janë tre problemet emergjente që kërkojnë zgjidhje në Shqipëri, të anketuarit mendojnë se papunësia është problemi kryesor me 67%, korrupsioni me 36.3%, dhe rrogat dhe pensionet e ulëta me 34.7%.

Probleme të tjera që shqetësojnë shqiptarët janë kriza ekonomike, shërbimi shëndetësor, varfëria. Por përkundër kësaj, shqiptarët mendojnë se jetohet më mirë se katër vjet më parë. Shikoni tabelen me poshte.

 

Zheji: Këto rezultate rrëzuan qeverinë “Berisha”

Artur Zheji: Në 2013, rezultatet e përgjigjes mbi papunësinë dhe korrupsionit janë pak a shumë sa tani. Pikërisht, përgjigja ndaj pakënaqësisë dhe korrupsionit, rrëzoi qeverinë Berisha dhe shkaktoi rrotacionin që ne pamë. Ndërkohë, me të njëjtin indeks në krahasim me 2013-2017, atëherë duhet të bjerë qeveria Rama. Ndërkohë, që përgjigja është; jemi më mirë. Nuk jemi më keq.

Antoni Notto: Është normale. Në të gjitha vendet ku kryhen sondazhe, në Itali, në Zvicër ndodh kështu. Në momentin që zgjedhësit mund të dallojnë shumë gjëra që nuk shkojnë mirë pastaj votojnë për partitë e qeverisë. Nuk është e thënë që në qoftë se shpreh pakënaqësi për veprimtarinë e qeverisë, vota do të shkojë tek partitë e opozitës. Këto dy gjëra nuk janë të lidhura ngushtësisht me njëri-tjetrin.

PYETJA NR 4: Si e vlerësoni punën e qeverisë Rama? 

Pozitive i janë përgjigjur 40. 3 %.  Nga këta PS janë 77. 9%,  PD 2:4% dhe LSI 47. 1 %   

Negative  i janë përgjigjur 33.3 %. Nga këta PS janë 12. 6 % , PD  72. 5 % dhe  LSI 22.2 %. Shikoni tabelen me poshte.

PYETJA NR 5 – Sipas jush kryeministri Rama i ka mbajtur premtimet e bëra 4 vjet më parë. Shikoni tabelen me poshte.

PYETJA NR 6: Si e gjykoni punen e opozites se udhehequr nga Basha

Negative i jane pergjigjur 47.6%. Nga keta 71.7 % PS, 15. 4 % PD dhe 77. 9 % LSI
Pozitive i jane pergjigjur 23.4 %. Nga keta 12.7 PS, 65.0 PD, dhe 0.0 LSI.  Shikoni tabelen me poshte. 

PYETJA TJETER- Pavaresisht nga preferencat tuaja, sipas mendimit tuaj kush do te fitoje zgjedhjet?  Shikoni tabelen me poshte. 

 

Deklaratat në studion e Tonight Ilva Tare:

Drejtuesi i portalit 360 Gradë, Artur Zheji, duke analizuar të dhënat e sondazhit të Ora News dhe IPR Marketing, thotë se rezultatet i heqin ëndrrën Edi Ramës për të qenë i vetëm në “timonin” e qeverisjes. Ai thote se shifrat e sondazhit janë shifra akute të një  qeverie që ka dështuar në misionin e saj.

Ndërkohë, pedagogu Blendi Çeka thotë se është e vështirë që të dhënat e sondazhit të përkthehen në mandate.

Bledi Çeka: Në rastin e të dhënave kombëtare, ne sigurisht nuk mund të bëjmë përkthim të të dhënave në përqindje të mandateve, sepse jo vetëm do të ishte nivel shumë i lartë abuzimi, por edhe tërësisht e pasaktë. Është orientuese nga pikëpamja e trendit. Partia Socialiste është në nivelin e 43%. Është më lart se 2009 dhe 2013-ta. Është rezultati më i lartë në 10 vitet e fundit nëse do ta marrim si referencë.

Ilva Tare: Kjo prodhon rezultate që Partia Socialiste të qeverisë e vetme?

Bledi Çeka: Është shumë e vështirë. Varet se si shpërndahet kjo përqindje në çdo qark. Në nivel kombëtar është e pamundur perllogaritja.

Ilva Tare: Rritja e Partisë Demokratike me 6%, si shpjegohet?

Bledi Çeka: Kam përshtypjen se në nivel kombëtar PD e ka tejçuar mesazhin e koalicionit. Parti të tjera si Partia Republikane kam përshtypjen se bien dhe marrin përqindje shumë të ulëta.

Artur Zheji: Unë nuk e besoj shumë që kjo fotografi e 29-30 majit është një fotografi e besueshme sa i përket trendit opozitar dhe trendit pozitivist që është pasqyruar për partinë në pushtet, PS. Interpretoj pozitivisht rritjen me 6% të Partisë Demokratike dhe ky trend do të vazhdojë në favor të PD-së. Ky sondazh, pavarësisht është një fotografi e pjesshme, realitivisht i besueshëm në kohë, i jep një mesazh shumë të fortë kryeministrit që në Laç jo më larg se sot u thoshte shoferëve se do t’i japim makinës vete.

Hila: Vota shkon tek Libra sepse opozita nuk ngjall shpresë. Më duket e ekzagjeruar që Idrizi do të dalë pa asnjë deputet, sipas këtyre sondazheve

Sondazhi ndihmon partitë të ndërtojnë strategjinë e tyre elektorale

Analisti, Afrim Krasniqi, vlerëson se rezultatet e këtij sondazhi janë një ndihmë e fortë për partitë politike për të ndërtuar strategjinë e tyre elektorale.

Afrim Krasniqi: Nëse keni parasysh zgjedhjet e vitit 2009, PS mori 10 mijë vota më shumë, por në numër mandatesh PD mori qeverisjen e vendit. E njëjta gjë është tani.

PDIU nuk figuron si parti konkuruese kombëtare por në tre qarqe lufton për mandat dhe ne dimë që ka potencial në ato qarqe të caktuara.

Nëse shohim LSI, kjo përqindje do të kishte vlerë nëse do të ishte e përqëndruar në tre qarqe që kanë numër të madh mandate deputetësh, si Tiranë, Fier, Durrës. Por nëse ke rritje në periferi do të thotë që nuk arrin dot ta kthesh në numër mandatesh. Në lidhje me opozitën ka një problem madhor. Nëse bëjmë dallimin mes PD dhe PR. PR duket që nuk ka fare potencial për të ndikuar në rezultatin zgjedhor, imagjinoni që PD ka falur një numër të madh mandatesh nga PBDNJ, PAA. Ky lloj sondazhi duhet të shërbejë për të kuptuar që ato mandate të falura nuk janë kuptuar nga qytetarët në marrëveshje publike dhe nuk janë shpërblyer në numër votash. Sondazhi eshtë një ndihmë politike për partitë për strategjinë elektorale. Ndërsa problemi i PS nuk do të jetë nëse kthen 43% në mandate, debati kryesor do të jetë nëse do të jetë i kushtëzuar nga partia e tretë politike apo partitë e vogla. Nëse do sigurojë një shumicë me deputetë të veçantë të partive të vogla do të thotë se e lehtëson shumë për të bërë koalicion nëse ruhet ky lloj trendi.

 

METODOLOGJIA. Shikoni foton poshte  

 

Per Antonio Notto : Fushata elektorale sapo ka filluar, të dhënat që japim sot nuk do të jenë të dhënat e 25 qershorit, por e fillimit të fushatës elektorale.Është një fotografi e sotme, e datës 31 maj. Janë dy sondazhe, njëri në nivel kombëtar. Janë 2002 persona të pyetur që u përkasin moshave dhe gjinisë së ndryshme, por edhe shtresave të ndryshme sociale. 52% e të pyeturve janë femra. Për Tiranën janë pyetur 1000 persona. Sondazhet janë kryer në datat 29 dhe 30 maj 2017.

Sondazhi: PS fiton Tiranën, pas saj PD dhe LSI. Surprizë LIBRA e Blushit

Sondazhi i dytë do të jetë më 7 qershor. Janë tre qarqe të rëndësishme ku do të behen këto sondazhe. Gjithashtu nga analistët propozuan të shtohet dhe një pyetje për koalicionet pas zgjedhore.

Emisioni u transmetua live ne facebook dhe youtube 

 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close