Operacioni "Patrioti" - Vjedhja e miliona eurove nga dy grabitjet në Rinas, 4 në pranga
14/02/2017 - 18:19 Nga: Saimir Lleshi

Autorët e supergrabitjes së 3.2 milionë dollarëve disa ditëve më parë në rrugën e Rinasit janë vënë në praga nga policia e shtetit. Katër nga 6 autorët tashmë të identifikuar janë në drejtorinë e policisë së Tiranës, ndërsa vijon puna për arrestimin dy të tjerëve. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar vlera monetare të konsiderueshme në valutën paund, dollarë amerikane, kanadezë dhe australianë, euro dhe lekë shqiptare.

Tirane- Aksioni i pazakontë i një grupi kriminal prej 6 personash, që kishte arritur të merrte mbi 6 milionë euro në dy grabitje brenda 2 vitesh, ka përfunduar sot (14 shkurt), me arrestimin e 4 prej tyre, e dy të tjerë të identifikuar tanimë, janë shpallur në kërkim.

Policia e Shtetit ka arritur të zbardhë pas rreth 14 muajsh, grabitjen e 3 dhjetorit të vitit 2015 dhe pesë ditë nga grabitja e dytë e të njëjtave përmasave të datës 9 shkurt 2017.

Në grupin prej 6 personash, ishin të përfshirë edhe dy ish-ushtarakë.

Operacioni i koduar “Patriot”, ka çuar në pranga shtetasit:

Fation Xhyliu, 33 vjec, lindur në Lushnje banues në Tiranë, ish-punonjës në Shpsf “Rogat”.
-Ditjon Memlika, 31 vjec, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, ish-efektiv në forcat ushtarake.
-Neim Avdulaj, 28 vjec, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish-ushtar profesionist në forcat ushtarake të Zallherrit.
-Ernest Kupa, me banim në Krujë, me biznes privat.

Si dhe u u shpallën në kërkim shtetasit me iniciale M.A., dhe Ç.A. dhe po punohet për kapjen e tyre.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj tha se janë sekuestruar sasi të konsiderueshme parash, por nuk sqaroi konkretisht shumën e sekuestruar. (fotot më poshtë)

Hodaj: Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, vlera monetare të konsiderueshme në valutën paund, dollarë amerikane, kanadezë dhe australianë, euro dhe lekë shqiptare, (kartmonedha këto të deklaruara në transportet monetare të vlerave të bankave respektive).

Ai bëri me dije gjithashtu se është provuar tërësisht mekanizmi dhe roli i të gjithë të dyshuarve të përfshirë në këto dy ngjarje.

Hodaj: Është provuar tërësisht mekanizmi dhe roli i gjithë të dyshuarve të përfshirë në këto dy ngjarje, duke nisur nga marrja e informacionit mbi lëvizjen e eskortës, vëzhguesit dhe personat që kanë kryer goditjen me armë.

Kreu i policisë së Tiranës tha gjithashtu, se “grupi hetimor vijon me intensitet punën për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm, të implikuar në këto ngjarje, por edhe për zbardhjen e ngjarjeve të tjera kriminale”.

Policia e Shtetit organizoi operacionin e gjerë nga toka dhe nga ajri, ndërsa u angazhuan Forcat RENEA, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe Policia e Tiranës.

Operacioni u zhvillua në Prezë dhe në Vorë, në rrethinat e Tiranës, ngjitur me Kasharin dhe Rinasin. 

Hodaj bëri me dije se po vijon puna për dokumentimin e grabitjes se ndodhur në datë 13.02.2015, në një bankë të nivelit të dytë pranë Stacionit të Trenit.

Aksioni u përshëndet nga ministri i Brendshëm i cili deklaroi se policia e shtetit është në krye të detyrës por dhe nga drejtori i policisë së shtetit. 

 Tahiri: Policia në krye të detyrës!

Rama: Sukses shembullor!

Identifikohet automjeti që transportoi 3.2 mln $

 

Grabitja e parë (3 dhjetor 2015)– Më 3 dhjetor të vitit 2015, persona të armatosur dhe të maskuar i dolën përpara një eskorte të një shoqërie private sigurie në zonën e Qafës së Kasharit, në aksin Tiranë-Rinasë duke grabitur një shumë të konsiderueshme parash prej 3.8 milionë eurosh. Ishin dy automjete të kompanisë private si dhe një furgon që po udhëtonin drejt Rinasit, kur papritur një makinë fuoristradë u ndërpreu rrugën në mes të autostradës.

Përballë kërcënimit të armëve, grabitësit të veshur si policë thyen xhamat e automjetit të kompanisë që transportonte paratë duke marrë prej andej shumën e konsiderueshme të parave.

Makina e përdorur për grabitjen u gjet më pas e djegur në zonën e Domjes në Tiranë, duke humbur kështu gjurmët e krimit.

Grabitja e dytë (9 shkurt 2017)- Edhe grabitja e ndodhur më 9 shkurt të këtij viti, kishte karakteristika të ngjashme me atë të ndodhur në dhjetor 2015.

Autorët e maskuar dhe të armatosur i zunë pritë eskortës së kompanisë private, duke grabitur rreth 8 thasë me para. Shuma e parave sipas Prokurorisë ishte rreth 3.2 milionë dollarë. Paratë po transportoheshin në drejtim të aeroportit të Rinasit.

Të maskuar, të armatosur dhe të qetë, autorët grabitën thasët me para në mes të ditës dhe përpara syve të qytetarëve të shumtë. Ashtu sikurse në ngjarjen e parë, edhe në grabitjen e dytë u përdor e njëjta metodë; automjetet që kryen grabitjet i dogjën pak minuta më vonë.

Ne foto: Parate e sekuestruara nga policia

Ne foto: Te arrestuarit e grabitjes ne Rinas

Ne foto: Te arrestuarit e grabitjes ne Rinas

Ne foto: Parate e sekuestruara nga policia

Ne foto: Nje nga personat e arrestuar

Ne foto: Nje nga personat e arrestuar

Ne foto: Pamje nga operacioni i policisë për arrestimin e autorëve të dy grabitjeve ne Rinas

Ne foto: Pamje nga operacioni i policisë për arrestimin e autorëve të dy grabitjeve ne Rinas

Ne foto: Pamje nga operacioni i policisë për arrestimin e autorëve të dy grabitjeve ne Rinas

Ne foto: Pamje nga operacioni i policisë për arrestimin e autorëve të dy grabitjeve ne Rinas

Ne foto: Pamje nga operacioni i policisë për arrestimin e autorëve të dy grabitjeve ne Rinas

Ne foto: Pamje nga operacioni i policisë për arrestimin e autorëve të dy grabitjeve ne Rinas

Ne foto: Pamje nga operacioni i policisë për arrestimin e autorëve të dy grabitjeve ne Rinas

Ne foto: Pamje nga operacioni i policisë për arrestimin e autorëve të dy grabitjeve ne Rinas

Ne foto: Pamje nga operacioni i policisë për arrestimin e autorëve të dy grabitjeve ne Rinas

Ne foto: Parate e sekuestruara nga policia

Më shumë:

Grabitet makina që transportonte paratë e bankës: 7-8 thasë me para
Ekskluzive, dëshmitari flet për OraNews: Pashë grabitjen në Rinas
Disa nga grabitjet më të bujshme të bankave në Tiranë
“Profili” i autorëve të grabitjes së thasëve me para
Ekskluzive/ Ja momenti kur digjen makinat tek Ura e Tapizes
Grabitja e disa thasëve me para, Tahiri në policinë e Tiranë
Manjani “thumbon” policinë për grabitjen në Rinas
Dëshmitari rrëfen për Ora News çfarë pa nga grabitja e makinës me para
Grabitja në Rinas, arrestohen 5 policët privat. Shuma e grabitur mister!

Autorët e arrestuar

Autorët e arrestuar

 

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
U kapën me 200 mijë paund kokainë, 20 vjet burg për tre shqiptarë

Close