Objektivat e MTKRS për 2013
20/01/2013, 22:43
" frameborder="0" allowfullscreen>

Sipas Ministrisë së Kulturës, gjatë vitit 2012, në Shqipëri kanë hyrë 4 milion e 736 mijë vizitorë dhe kjo shënon një rritje prej 26% krahasuar me 2011. Nga këto të dhëna zyrtare, Ministria ka nisur punën për prioritetet e vitit 2013, ku synimi sipas ministrit Aldo Bumçi, do të jetë miratimi i strategjisë për zhvillimin e turizmit 2013-2020.

Ndërsa viti 2012, për ministrin Bumçi është i papërsëritshëm, për pozicionin që pati kjo ministri në festimet e 100 vjetorit të pavarësisë. Ndërsa një prioritet tjetër i rëndësishëm për 2013 do të jetë edhe krijimi i ligës sw përbashkët të futbollit Kosovë-Shqipëri.

2012, sipas ministrit Bumçi, ka qënë vit i promovimit për kulturën shqiptare në botë. Ndërsa 100 vjetori i Pavarësisë, shërbeu si nxitje për artin dhe kulturën ku aktiviteti gjatë këtij viti jubile ishte shumë i madh.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Current ye@r *