Mbyllen hetimet - Nuk dëshmoi për ÇEZ, Balla: Shkelzen Berisha të ndiqet penalisht
20/03/2017 - 13:00

Në mbyllje të hetimeve prej 13 muajsh, komisioni hetimor për privatizimin e OSSH tek CEZ do të kërkojë në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë procedim penal në prokurori të Shkëlzen Berishës. Kryetari i komisionit Taulant Balla artikuloi këtë rezultat të hetimeve për konsumim të veprës penale pas refuzimit të dëshimisë para komisionit duke rrezikuar 3 vjet burg.

Balla: Shkëlzen Sali Berisha ka konsumuar elementë të veprës penale refuzim për të dëshmuar dhe rekomandon prokurorisë fillimin e çështjes penale ndaj këtij shtetasi. Ky raport do ti prezantohet Kuvendit dhe Kuvendi do të shprehet me votë.

Kallëzim komisioni hetimor do të kërkojë edhe për Nujel Kalajn. Sipas raportit të këtij komisioni privatizimi i shoqërisë OSSH është bërë në shkelje të plotë me ligjin duke favorizuar qëllimisht kompaninë fituese CEZ lidhur kjo edhe me përfitime personale pushtetarëve të kohës.

Balla: Për një proces fiktiv me fitues të paracaktuar, me parregullsi dhe shkelje të shumta duke i sjellë CEZ përfitime të padrejta dhe të pamerituara si dhe duke dëmtuar interesat e shtetit dhe publikut.

Persona përgjegjës për privatizimin komisioni liston ish kryeministrin dhe deputetin Sali Berisha, Ish Ministrin dhe deputetin aktual Genc Ruli, ish zv.ministrin Neritan Alibali dhe Enno Bozdo,  Suzana Guxholli ish këshilltare e kryeministrit, ish zv.Ministrin Florion Mima, ish drejtoresha Mimoza Vokshi dhe personat privatë Shkëlzen Berisha e Nuel Kalaj. Në total të këtij hetimi dëmi i shkaktuar shtetit shqiptar nga ky proces është 450 mln euro ndërsa vetëm nga privatizimi i OSSH është 414 mln euro.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Lushnje, gjendet i dekompozuar trupi i një 65-vjeçari

Close