Pas mbledhjes së Byrosë - Noka: Ruçi qëndrim harbut, i amniston Ramës fjalorin e rrugës
12/10/2017 - 19:58

Deputeti, Flamur Noka, nuk priti të merrte vendimin e Byrosë së Kuvendit por la mbledhjen pasi i bëri të ditur qëndrimin etij.

Duke folur për gazetarët, Noka tha se është turp për një parlament të përjashtojë deputetin se kërkon të drejtën e fjalës dhe të amnistojë Kryeministrin që përdor fjalor rruge në Kuvend.

Ai pranoi se i ishte drejtuar kreut të qeverisë me fjalën “rrugaç” por u justifikua se ishte Rama ai që sulmoi me fjalor rruge ish-kryeministrin.

Flamur Noka: Nuk e di cili ishte vendimi i Byrosë por di të them cili ishte turpi i këtij Parlamenti sot.Turpi i këtij parlamenti sot është të përjashtosh një deputet pse kërkon fjalën për procedurë dhe pse instiston për një të drejtë të tij që ja jep neni 49 pika 1 e rregullores. Ky nen thotë se “ kur një deputet kërkon fjalën për procedurë i jepet menjëherë dhe ju e patë që deputeti Noka kërkoi fjalën për procedurë. E vetmja gjë që bërë më tepër është se instistova të kem të drejtën e fjalës sepse dëgjova unë dhe gjithë të tjerët një kryeministër në sallë që fliste me një zhargon rrugaçëror, të denjë për rrugë jo për sallën e Kuvendit. Kërkova fjalën për procedurë që ti kërkoja kryetarit të Kuvendit që ti tërhiqte vëmendjen Kryeministrit të mos fliste në sallën e parlamentit me zhargon rruge.

Dhe në vend që të përjashtohet kryeministri i vendit që flet me zhargon rruge në sallën e Kuvendit përjashtohet deputeti që kërkon konform rregullores të zbatohet rregullorja. Ky është turpi i këtij parlamenti. Ata mendojnë se përmes këtyre metodave do shantazhojnë opozitën për ti mbyllur gojën.Fjala rrugaç i drejtohet atij që përdori fjalor rruge në Kuvend dhe unë kam të drejtë ti them mos fol si rrugaç. Nuk jemi ne në rrugë. Kryeministri e pranoi dhe vetë një pjesë. E ka të pësëritur këtë pjesë, e ka ves të vjetër. Kryetari i Kuvendit pa mbledhur Byronë mori masa duke rrëzuar kërkesën e opozitës.Ne do të marrim të gjitha masat për të reaguar dhe për t’iu përgjigjur këtij qëndrimi harbutçe që drejtohet nga kryetari i Kuvendit. Masat tona do të jenë të gjitha konform rregullores dhe standarteve të demokracisë.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Debates in parliament, assembly speaker excluded DP mp Noka for 10 days

Close