Noka: Nuk di të them vendimin e Byrosë, por turpin e Parlamentit
12/10/2017 - 19:28

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka tha pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit, se nuk e dinte se çfarë vendimi është marrë ndaj tij, por shton se di cili është turpi i Parlamentit sot.

Noka: Vendimi i Byrosë nuk e di cili ishte. Di të them cili është turpi i këtij parlamenti sot, turpi i këtij Parlamenti sot është të përjashtosh një deputet pse kërkon fjalën për procedurë dhe pse insiston për një të drejtë të tij.

Ata mendojnë se nëpërmjet këtyre metodave do të shantazhojnë opozitën për t’i mbyllur gojën. Këtë që po ju them ju, ia paraqita Byrosë.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Debates in parliament, assembly speaker excluded DP mp Noka for 10 days

Close