Njësisë numër 8 në Tiranë i hiqet statusi zonë muzeale
20/03/2017 - 22:50

Për nënkryetarin e Bashkisë Tiranë Arbjan Mazniku, heqja e mbrojtjes muzeale për njësinë nr 8 në kryeqytet do t`i mundësojë zhvillim të mëtejshëm kësaj zone. Në një bashkëbisedim me banorët, Mazniku tha se kjo njësi për shumë vite është lënë pas dore nga vëmendja e investimeve publike.

 Heqja e statusit të zones muze, ka qënë një ndër premtimet e mbajtura të Bashkisë Tiranë për njësinë nr 8. Nënkryetari Arbjan Mazniku gjatë diskutimit të planit urbanistik me banorët theksoi se ky status ka penguar zhvillmin e zones, e cila prej dy vitesh ka qënë në vëmendje të Bashkisë me investime të shumta.

Mazniku: Për fat të keq për shumë vite me radhë është lënë pas dore nga vëmendja e investimeve publike, por edhe nga mënyra si mund të zhvillohej kjo pjesë e Tiranës. Shumë nga këto shtëpite e vjetra nuk kanë asgjë që ti lidhi me konceptin muzeal.

Ndërsa deputeti i Njësisë nr 8  Ervin Bushati, tha se kjo zone nuk ka asnje element për të mbajtur statusin muze.

Bushati: Ne nuk e kemi luksin që edhe 4 vjet të tjera të flemë gjumë dhe mos japim rrugë punëve në Tiranë dhe kudo në Shqipëri. Në më pak se 2 vjetë janë barë ato që nuk janë bërë në shumë vite. Nuk ka asgjë për të ruajtur në këtë lagje.

Plani urnabistik i kryeqytetit që parashikon edhe heqjen e mbrojtjes muzeale për njësinë nr 8 do të kaloj për miratim javën e ardhshme edhe Këshillin Kombëtar të Territorit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close