“Tersi” i Portonovës - Sërish tragjedi, mbytet 10 vjeçarja, shpëton nëna dhe motra
16/08/2017 - 16:27

Pushimet janë kthyer në ferr për një familje vlonjate. Një vajzë e vogël vetëm 10 vjeç e cila ishte futur në det për tu larë me nënën e saj dhe motrën është mbytur në plazhin e Portonovës në Zvërnec të Vlorës.

Sërish tragjedi në plazhin e Portonovës në Zvërnec të Vlorës. Një vajzë e vogël vetëm 10 vjeç nga fshati Kërkovë u mbyt në det  ndërsa ndodhej duke pushuar në plazhin e Portonovës.

E mitura me iniciale A.H nuk ka mundur të mbijetojë, ndërsa kanë shpëtuar e motra e saj dhe e ëma, shtetesja V.H.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 15:45 të pasdites, ndërsa së bashku me to në plazh ka qenë edhe xhaxhai i dy vajzave.

Dy motrat, por edhe e ëma dhe xhaxhai i tyre jane futur në det për tu larë, por rryma e fortë i ka tërhequr, ndërsa kanë kërkuar ndihmë nga pushues të tjerë, ndihmë që është  ofruar nga një çift shqiptarësh nga Maqedonia, por edhe forca të policisë që kanë mbërritur në vendngjarje.  

Fatkeqësisht 10 vjeçarja nuk ka arritur të mbijetojë duke humbur jetën, ndërsa motra me nënën e saj janë transportuar drejt spitalit rajonal të Vlorës jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë xhaxhai i dy vajzave, në gjendje të rënduar psikologjike, është mbajtur me forcë nga policia pasi tentonte sërish futjen ne det. 

Rasti i sotëm shënon viktimën e katërt në këtë plazh. Vetëm një muaj më parë në këtë plazh humbën jetën tre të rinj, mes tyre një pushues shqiptar nga Maqedonia.

Në plazh mungojnë rojet bregdetare, ndërsa ekziston vetëm një tabelë e vogël që tregon për rrezikun që paraqet plazhi i Portonovës. 

Viktima në Portonova, Zvërnec

Viktima në Portonova, Zvërnec

Pamje kur ambulanca merr viktimen

Pamje nga ngjarja në Portonova, Zvërnec

 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Turizmi, Prefekti ngre problemin e ujit, stafit mjekësor dhe kullat e rojës

Close