Vlorë - Një 52-vjeçar nga Patosi mbytet në “Ujin e Ftohtë”
10/08/2017 - 17:39

Një 52-vjeçar nga Patosi është mbytur pasditen e së enjtes në Vlorë.

Policia tha se rreth orës 15.40, Salla Operative Vlorë njoftohet nga një telefonatë se në vendin e quajtur “Kalaja” , në Ujë të Ftohtë, një shtetas ka qënë duke kërkuar ndihmë në det.

Nga pushues të rastit shtetasit L.B i është dhënë ndihma e parë dhe është bërë e mundur nxjerrja e tij në breg.  Por pavarësisht ndihmës së pushuesve dhe pranisë së ambulancës, personi ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close