“No Hate Speech” - Nisma e të rinjve, “Jo gjuhës së urrejtjes në politikë ”
21/04/2017 - 15:53

Të rinjtë përmes një aktiviteti ndërgjegjësues u kërkojnë qytetarëve dhe politikanëve të ruajnë etikën në komunikimin e tyre dhe të shmangin gjuhën e urrejtjes. Gjithashtu ata kërkuan denoncimin e rasteve kur zyrtarët i përgjigjen me një fjalor aspak të denjë duke shfrytëzuar rrejtet sociale apo aksesin në media.

Një grup të rinjsh kanë ndërmarrë përispër nismën “Jo gjuhës së urrejtjes në politikë ” ka për qëllim sensibilizimin e politikbërësve dhe opinionit publik për të shmangur fjaloret fyese dhe denigruese.

Gjithashtu aktivistët u bëjnë thirrje qytetarëve që të denoncojnë në rrjetet socilae dhe më gjerë ku kanë akses rastet kur bien në kontakt me këtë gjuhë aspak etike. Lektori i Departamentit të Shkencave Politike, Blendi Cuke, e sheh problemin se mungesën e etikës që në përditshmëri që më pas zhvendoset edhe në fjalimet politike.

Erind Bejko: Ajo çka mendoj se duhet të kontribuojmë në shoqëri është të gjejmë zgjidhjen. Zgjidhja fillon që sot me “No Hate Speech” me fushatën që Ana ka ndërmarrë. Unë mendoj se secili nga ju duhet të jetë Genci në lagjen e tij, Ana në shtëpinë e tij, duhet  të jetë Gosti në klasën e tij. nëse ne nuk e fillojmë nga vetja ndryshimin nuk mund të jemi lider të së ardhmes.

Takimi edukues “No Hate Speech in the Albanian Politics” u bë në kuadër të fushatës “No Hate”, mbështetur nga Këshilli i Evropës për të sensibilizuar qytetarët që të shmangin gjuhën e dhunshme dhe të denoncojnë çdo rast të një politikani që shan apo ofendon.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close