Ne Lezhe, Elbasan e Vlorë - Nisja e reshjeve shkakton tre aksidente: dy të vdekur, 4 plagosen
13/08/2017 - 8:40

Nisja e reshjeve ka shkaktuar tre aksidente, me pasojë dy të vdekur dhe katër të plagosur një prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Në autostradën Lezhë – Shkodër, në afërsi të Kryqëzimit të Kallmetit mjeti tip Benz ka dalë nga rrugë e për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi Lek Nikolli 50 vjeç, punonjës policie i cili udhëtonte i vetëm në automjet.

Ndërkohë në Elbasan në aksin rrugor Cërrik -Papër , në fshatin Valas ka dalë nga rruga mjeti tip ” Ford” veturë me targa AA 503 KN që drejtohej nga shtetasi A.H., 54 vjeç banues në Sarandë.

Si pasojë ka gjetur vdekjen vajza M.Sh., 11 vjeçe banuese në Korçë e cili ka qenë pasagjere në mjet. Gjithashtu janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan vetë drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjere konkretisht shtetaset: A.Sh., 54 vjeçe banuese në Korçë dhe K.Sh., 74 vjeçe banuese në Sarandë.

Në Vlorë dy automjete janë përfshirë në aksident rrugor, një prej tyre me targa italiane. I plagosur ka mbetur një i ri i cili është dërguar me urgjencë në spital ku mësohet se është në gjendje të rëndë.

Foto: Makina e aksidentuar në Vlorë

Foto: Makina e aksidentuar në Vlorë

Foto: Makina e aksidentuar në Vlorë

Foto: Makina e aksidentuar në Vlorë

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Shqipëria, i vetmi vend që përfshin në TVSH edhe biznesin e vogël

Close