Situata politike - Nishani: Datën e zgjedhjeve e kam dekretuar, palët të gjejnë zgjidhjen
16/04/2017 - 10:50

Bashkë me urimin për pashkët për besimtarët ortodoksë dhe katolikë, Presidenti Bujar Nishani përcolli një urim për partitë politike në zgjidhje të ngërçit. “Presidenti i Republikës e ka dekretuar datën”, ishte qëndrimi i prerë i Presidentit Bujar Nishani. Ndërsa u shpreh optimist se politikanët me ndihmën e zotit dhe në respekt të njëri tjetrit do të orientohen për të gjetur zgjidhjen e duhur me më pak pasoja.

Situata politike, ka bërë që këtë vit, zyrtarët e lartë të mos i shmangin dot deklaratat politike. Nga Gjirokastra, ku ishte për të përcjellë urimet për festën e Pashkës, Nishani ishte i prerë me politikanët, lidhur me datën e zhvillimit të zgjedhjeve.

Nishani: Presidenti e ka dekretuar datën

Presidenti i Republikës komentoi edhe situatën politike në vend. Në formën e lutjes së ardhur prej tij, Nishani tha se me ndihmën e zotit dhe krerët e partive politke do të gjejnë zgjidhjen e duhur me më pak pasoja.

Nishani: Kisha dhe besimi dhe zoti janë ata që na japin forcë dhe besim. Unë nga ky vendi i besimit  jam optimist që Shqipria dhe shqiptarët edhe politikanët edhe institucionet do të orientohen me ndihmën e zotit në radhë të parë  edhe me dashuri dhe mirënjohje dhe respekt për njërit-tjetrin të gjejnë zgjidhjen e duhur në mënyrën më të lehtë dhe më me më pak pasoja të mundshme. I uroj edhe atyre të orientohen në rrugën e zotit.

Për të vendosur shinat në udhëtimin drejt dialogut dhe zgjidhjet, janë zgjedhur Taulant Balla dhe Oerd Bylykbashi. Ndërkohë që PD ndodhet në ditën e 58 të protestës, burime për Ora News bënë me dije një ditë më parë se hapat e parë janë hedhur, takimi i parë është zhvilluar. Por ndihmë për të negociuar mes palëve është kërkuar edhe nga Partitë Parlamentare Europiane.

Lexo me shume:

Partitë kalojnë në veprim, takohen negociatorët Bylykbashi dhe Balla

Rama-Meta 2 orë bashkë: Dialog me opozitën me asistencën e PPE

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close