18 qershori - Borchardt, policisë: Vazhdoni luftën antikanabis. Jini të paanshëm
20/03/2017 - 9:34 Nga: Keti Banushi

6500 efektivë të Policisë së Shtetit do të trajnohen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 18 qershorit. Duke folur para drejtuesve të uniformave blu, Ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt kërkoi që policia të jetë e pavarur dhe të veprojë me profesionalizëm, por pa harruar edhe luftën ndaj kanabis. Ndërsa kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, ngriti shqëtesimin e vonesës në përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore. 

Në nisje të trajnimit të rreth 6 500 forcave të policisë, që do të kujdesen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 18 qershorit,  Ambasadori i OSBE Bernad Borchard kërkoi nga policia që veç zgjedhjeve, të mos lërë pas as luftën kundër kanabisit.

Bernd Borchardt: Zgjedhjet e këtij viti do të jenë një pikë e rëndësishme për konsolidimin e demokracisë dhe performanca e Policisë së Shtetit gjatë procesit zgjedhor do të jetë një përbërës thelbësor i zgjedhjeve të suksesshme” Megjithëse këto zgjedhje janë një ngjarje e rëndësishme për Shqipërinë, policia duhet të vijojë edhe punën e përditshme, si luftën kundër kërcënimeve transnacionale dhe krimit të organizuar, veçanërisht luftën kundër kanabisit.”

Ndërsa  kryetari i KQZ Denar Biba, ngriti shqëtesimin e vonësës  me  përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore. Biba tha se ende nuk janë konstituuar KZAZ.

Biba: Unë jam pak ziliqar sepse ndryshe nga ju ne në KQZ nuk i kemi punët ashtu siç do duhet ti kishim. Dhe ju edhe nga pozita e qytetarit jeni në vetëdije sesi po shkojnë punët. Në në një ditë si sot do të duhej të kishim konstituuar Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor dhe praktikisht ne nuk i kemi për pamundësi objektive. Dy parti kryesore që do të duhej të kishin ofruar kandidatët e tyre nuk i kanë ofruar. Dhe ne gjendemi në pamundësi për të konstituuar KZAZ-të. KQZ ka bërë ndërkohë thirrje publike për qytetarët e angazhuar dhe të vetëdijshëm për statusin e tyre në favor të republikës dhe demokracisë ti afrohen Komisioneve dhe të kontribuojnë.

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako garantoi se policia do të jetë apolitike, ndërsa nuk do të lejojë asnjë paligjshmëri.

Te ruhen standardet 

Bernd Borchardt:Raportet e fundit të OSBE-ODIHR që atëherë kanë vërejtur në trend pozitiv rolin e policisë gjatë gjithë proçesit zgjedhor dhe këtë rol ne presim dhe besojmë se do ta ruani. Dëshiroj të falenderoj Drejtorin Çako dhe ekipin e tij që kanë marrë përsipër këtë proçes trajnimi. Jam besimplotë që ky trajnim që do merrni sot do t’ju mundësojë që të njiheni shpejt me detyrat e veçanta dhe të rëndësishme që ju do të ndiqni në zbatim të kodit zgjedhor dhe do të ruani të njëjtat standarte të larta që keni ruajtur më përpara në mbarë vendin.

 

Ndërsa kryetari i KQZ, Denar Biba, ngriti shqetësimin e vonesës me  përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore. Biba tha se ende nuk janë konstituuar KZAZ-të.

Denar Biba: Në në një ditë si sot do të duhej të kishim konstituar Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor dhe praktikisht ne nuk i kemi për pamundësi objektive. Dy parti kryesore që do të duhej të kishin ofruar kandidatët e tyre nuk i kanë ofruar. Dhe ne gjendemi në pamundësi për të konstituuar KZAZ-të. KQZ ka bërë ndërkohë thirrje publike për qytetarët e angazhuar dhe të vetëdijshëm për statusin e tyre në favor të republikës dhe demokracisë ti afrohen Komisioneve dhe të kontribuojnë.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, garantoi se policia do të jetë apolitike, ndërsa nuk do të lejojë asnjë paligjshmëri.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
No destabilization, DP Chairman: This is a peaceful movement for free elections

Close