Librazhd - Nis ndërtimi i lotit të dytë i rrugës së Çermenikës
12/08/2017 - 16:02 Nga: Belinda Ruçaj

 Qeveria po financon ndërtimin e lotit të dytë të rrugës së Çermenikës që lidh disa fshtara në zonën e Librazhdit. Aksi ka një gjatësi 5 km dhe i jep fund vështërsisë së kalimit për qindra familje. Kryetari i Bashkisë së Librazhdit Kastriot Gurra dhe deputeti socialist Taulant Balla inspektuan punimet.

Taulant Balla:  Po vazhdojmë me lotin e dytë gjatë kësaj vere dhe jemi besimplotë se do të vazhdojmë edhe me lotet e tjera sepse synimi ynë është të krijojmë një unazë të madhe që lidh Çermenikën me krahinën e Shmilit për të kaluar përmes një ure, e cila do të lehtësojë gjithashtu edhe lidhjen historike të këtyre dy zonave.

 Kemi paraqitur disa projekte para qeverisë shqiptare dhe FZHR, ka të bëjë me asfaltimin e rrugës së Polisit, e cila lidh një komunë të tërë. Eshtë gjithashtu rruga e Babjes, e Spatharit, rruga e kokrevës dhe rrugë të tjera të cilat janë domosdoshmërisht shumë të nevojshme për t’u investuar dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik të këtyre zonave.”

Autoritet vendore dhe qëndrore garantuan vijimsi të punimeve edhe për lotin e tretë që do të jetë një zgjidhje për fshatrat Funarëz, Orenjë,Babjes, Spatharit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close